Kronikë

Lidhje me Habilajt, GJKKO dënon me 12 vite burg ish-shefin e Policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:16 - 22/04/22 |
Opi Nion

Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është dënuar me 12 vite burg nga GJKKO.

Ai është shpallur fajtor për akuzën e trafikut të narkotikëve në kuadër e grupit kriminal.

Bode akuzohet se kishte lidhje me grupin e Habilajve.

Vendimi u mor në mungesë të tij, pasi së bashku me ish-oficerin tjetër të policisë Gjergji Kohila janë në arrati. Prej kohësh Bode ka qenë në vëmendje pasi janë publikuar fotot ku ai shfaqet me vëllezërit Habilaj, dy prej të cilëve janë arrestuar nga drejtësia italiane pak kohë më parë për trafik drogë.

Së bashku me Kohilajn dhe ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela, ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë.

Pas