Kronikë

Librazhd/ Persona të maskuar futen në banesë dhe dhunojnë gruan shtatzënë


               Publikuar në : 11:28 - 17/01/20 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Marinaj të Librazhdit mbrëmjen e djeshme. Mësohet se, një grua shtatzënë, njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, është dhunuar në sy të tyre në banesën e saj.

Sipas të dhënave, gruaja është dhunuar nga persona të paidentifikuar të cilët janë futur gjatë orëve të mbrëmjes në banesën ku jetonte Jetmira Gega.

Zonja e shtëpisë, ka qenë me dy fëmijët e saj, pa bashkëshortin, i cili ndodhej në punë në momentin që persona me maska i kanë hyrë brenda banesës.

Po ashtu, personat e paidentifikuar, teksa e kanë dhunuar Jetmira Gegën i kanë prerë edhe flokët. Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo ka njoftuar policinë, e cila e ka transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet se personat e maskuar janë futur në banesë për të grabitur, por kur janë ndeshur me rezistencën e Jetmira Gegës, ata e dhunuan dhe më pas janë larguar./ Opinion.al

Pas