Kryesore

Lëvizje në Qeveri, kryeministri firmos ndryshimet e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 24/11/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka firmosur ndryshimet e fundit të bëra në Ministrinë e Shëndetësisë.

Mësohet se në mbledhjen e sotme është liruar nga detyra Albert Nikolla, i cili mbante detyrën e zëvendës ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në vend të tij është emëruar Vjollca Braho, e cila deri tani ka qenë në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Në orët në vijim do të zbardhen edhe vendimet e tjera të marra nga Këshilli i Ministrave në ditën e sotme./Opinion.al

Pas