Tre zëvendësministra të rinj janë emëruar në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Arsimit.
Mësohet se është liruar nga detyra zëvendës ministri i Arsimit të Sportit dhe Rinisë, Redi Shtino, ndërsa me vendim të Këshillit të Ministrave, janë emëruar Oltion Rrumbullaku dhe Nina Guga.
Ndërkohë, në Ministrinë e Jashtme, është emëruar zëvendësministër Agron Tare, ish-drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës.
Po ashtu qeveria i ka thënë “Po” memorandumit të mirëkuptimit me qeverinë amerikane për sigurinë 4G dhe 5G.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e kësaj të merkure edhe pse nuk është shoqëruar me detaje./ Opinion.al