Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra/ Ambasadori shqiptar në OKB i shkruante Berishës: Mos merr muxhahedin

2016/03/14 at 1:06 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Letra/ Ambasadori shqiptar në OKB i shkruante Berishës: Mos merr muxhahedin

Ish-­ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Sejdi Qerimaj, në një korrespondencë të zhvilluar me ish-kryeministrin Sali Berisha në vitin 2012, i sugjeron atij që për Shqipërinë është më mirë të japë ndihmë financiare sesa të strehojë përfaqësues të opozitës iraniane.


Në kopjen e siguruar nga “Panorama” të kësaj korrespondence, ambasadori i OKB­-së informon ish-­kryeministrit Berisha lidhur me dy takime të zhvilluara në Gjenevë, në kuadrin e përpjekjes për gjetjen e zgjidhjes për rezidentët e Kampit “Ashraf” në Irak.

Sipas kësaj korrespondence, më 15 mars 2012, ambasadori Qerimaj ka zhvilluar një takim me Volker Türk, drejtor i Departamentit për Mbrojtjen Ndërkombëtare pranë Komisariatit të Lartë për Refugjatët (UNHCR), ku edhe iu kërkua që Shqipëria të marrë një grup refugjatësh, të pranojë vendosjen e një platforme të përkohshme shpërndarjeje dhe të japë një ndihmë financiare për projektin e UNCHR­së.

Ndërsa në një tjetër takim të organizuar më 23 mars 2012 nga UNCHR, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të 30 vendeve të tjera të botës, ambasadori i Shqipërisë në OKB, në fjalën e tij theksoi se vendi ynë po shqyrtonte të gjitha mundësitë për dhënien e kontributit të tij në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi.

Në fund të korrespondencës, ambasadori Qerimaj i sugjeron ish-kryeministrit Berisha se dhënia e një ndihme financiare, edhe modeste, do të mjaftonte si kontribut i Shqipërisë në përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi. Pavarësisht kësaj, ish-­kryeministri Berisha, pas konsultave dhe dakordësisë me SHBA, pranoi që në vendin tonë të strehoheshin përfaqësues të opozitës iraniane.

LETRA E PLOTË E AMBASADORIT NË OKB PËR BERISHËN

Nr.Prot.143 Gjenevë, më 26 mars 2012

Lënda: Mbi çështjen e disidentëve iranianë, rezidentë të Kampit

Ashraf Drejtuar: SH.T.Z. Sali BERISHA Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

I nderuar Zoti Kryeministër,

Më lejoni t’Ju drejtohem për t’Ju informuar mbi dy takime të zhvilluara në Gjenevë, në kuadrin e përpjekjes për gjetjen e zgjidhjes për rezidentët e Kampit Ashraf në Irak*.

*Sqarim: Në qershor 2008, Qeveria e Irakut ka vendosur mbylljen e Kampit në Ashraf, ku jetonin rreth 3 200 disidentë iranianë që prej viteve 1980. Në vitin 2011, Qeveria e Irakut vendosi të zgjasë afatin e mbylljes së Kampit deri më 30 prill 2012. Në shtator 2011, pranë UNHCR­së u përcollën rreth 3 246 aplikime për statusin e refugjatit nga Kampi Ashraf. Kampi është në proces për t’u zhvendosur në zonën e Aeroportit të Bagdatit, në ish­kazermat e ushtrisë amerikane, si fazë e fundit për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare jashtë Irakut.

Së pari, më 15 mars 2012, ambasadori ynë pranë Zyrës së OKB­së në Gjenevë priti në një takim z. Volker Türk, drejtor i Departamentit për Mbrojtjen Ndërkombëtare pranë Komisariatit të Lartë për Refugjatët (UNHCR), me kërkesën e tij.

Drejtori Türk i shprehu falënderimet e tij Shqipërisë për ndihmën e dhënë në vazhdimësi për UNCHR­në (citoi rastin e marrjes së të liruarve nga burgu i Guantanamos) dhe kërkoi shqyrtimin e mundësisë nga ana e Qeverisë shqiptare për: 1. marrjen e një grupi refugjatësh, 2. pranimin e vendosjes së një platforme të përkohshme shpërndarjeje, 3. dhënien e një ndihme financiare për projektin e UNCHR­së, Ambasadori Qerimaj e garantoi z. Turk se do t’i përcillte pranë autoriteteve shqiptare kërkesat e UNCHRsë dhe se Qeveria e vendit tonë do të shqyrtonte të gjitha mundësitë për të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi.

Së dyti, në datën 23 mars 2012, ambasadori ynë pranë OKB­së, z. Sejdi Qerimaj, mori pjesë në takimin e zhvilluar nga UNHCR­ja për gjetjen e strategjive për zgjidhjen e çështjes së ish­rezidentëve të

Kampit Ashraf në Irak. Në këtë takim, në të cilin merrnin pjesë edhe znj. Erika Feller, zv.komisare e Lartë për Refugjatët; z. Martin Kobler, përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB­së për Irakun, si dhe ambasadorë e përfaqë­ sues të rreth 30 vendeve të ftuar nga komisioneri i Lartë për Refugjatët, z. Antonio Gutierrez. Për të diskutuar për gjetjen e zgjidhjes për rezidentët e Kampit Ashraf.

Ambasadori ynë, z. Qerimaj, e mori fjalën në këtë takim dhe u shpreh se Qeveria shqiptare do të shqyrtonte të gjitha mundësitë për dhënien e kontributit të saj në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi.

Vetëm dy nga 30 përfaqë­ suesit e vendeve dhe organizatave humanitare, pjesëmarrëse në këtë takim, premtuan ndihmë konkrete: përfaqësuesi i SHBA­ve, z. Dan Fried premtoi një ndihmë prej 7 milionë USD, ndërsa Italia premtoi një ndihmë prej 300.000 eurosh për këtë projekt.

Në fund të takimit, znj. Erika Feller, zv.komisare e UNCHR­së dhe z.Martin Kobler, përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB­së për Irakun, falënderuan përfaqësuesit e SHBA­ve, Italisë dhe Shqipërisë për gatishmërinë e shprehur për të ndihmuar projektin për gjetjen e zgjidhjes së rezidentëve të Kampit Ashraf.

Mendimi ynë Shumë pak shtete kanë shprehur dëshirën për të marrë refugjatë nga ky grup. Kjo vjen për shkak të veprimtarisë së tyre të mëparshme, që

kishte çuar në përfshirjen e këtij grupi në listën e grupeve terroriste nga SHBA­të dhe BE­ja.

Dhënia e një ndihme financiare, edhe modeste, do të mjaftonte si kontribut i Shqipërisë në përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Ambasadori Sejdi Qerimaj/ Panorama.al

 



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
Video/ Kthehet në portë pas 5 vitesh mungesë, pret penallti si në kohët e lavdishme

Video/ Kthehet në portë pas 5 vitesh mungesë, pret penallti si në kohët e lavdishme

Historia/ “Falenderoj komshiun, se të ishte për burrin do kisha harruar si bëhej seks”

Historia/ “Falenderoj komshiun, se të ishte për burrin do kisha harruar si bëhej seks”

Al Jazeera: Shqipëria, së shpejti qendër e krizës së refugjatëve në Europë. A ka vendi i varfër kapacitete për të pritur sirianët?

Al Jazeera: Shqipëria, së shpejti qendër e krizës së refugjatëve në Europë. A ka vendi i varfër kapacitete për të pritur sirianët?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}