Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Le t’i lemë të gëzohen Ramat

2016/09/13 at 5:25 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Patozi: Të bëftë mirë kafja me Metën zoti Kryemisnitër!

Nga Astrit Patozi-


Rezultati i zgjedhjeve te parakohshme në Dibër nuk e bën kurrësesi më të dobët opozitën dhe aq më pak më të fortë qeverinë. Sepse, me gjithë praninë e pazakontë të politikës atje, ajo nuk mund të ishte Meka e demokratëve apo socialistëve.

Unë e kuptoj nevojën që ka një mazhorancë e sterkonsumuar moralisht dhe politikisht për t’i dhënë vetes zemër në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, ndaj edhe nuk cuditem, as me sasinë dhe, as me cilësinë e gjelave, që po krekosen në majë të plehut të Tiranës për fitoren “historike” të Ramave në Peshkopi. E di, gjithashtu, se nesër këto zëra do të shtohen dhe se këtë muzikë do të përpiqen ta mbajnë sa më gjatë në qarkullim, me shpresën se do ta shpërqëndrojnë për ca kohë vëmendjen nga plagët, që i hapen cdo ditë vendit nga thikat e qeverisë.

Por e gjitha kjo ngjan me të sëmurin e pashpresë, që thjesht e mbajnë me serum në sallën e reanimacionit. Sepse fitorja e Dibrës ndoshta mund t’ia bëjë më të sigurt karrigen e ministrit Damian Gjiknurit, më të ndritur perspektivën si udhëheqëse politike Blerina Gjylametit, dhe natyrisht më elokuente dhe më të shkëlqyer orarorinë e Sadri Abazit. Por deri këtu. Mos prisni ndryshim tjetër, as në Peshkopi, dhe as në Kala të Dodës, sepse në Tiranë e gjetkë as që bëhet fjalë. Rezultati Dibrës, edhe pse i thellë, është shumë pak për të mbuluar rrënimin e pandalshëm të një qeverie të brejtur nga korrupsioni dhe skandalet e njëpasnjëshme, në aleancë të hapur dhe të fshehur 3 vjecare me krimin e organizuar.

Buzëqeshja e pafajshme e stampuar në fytyrën e Ramës së vogël, që ditën e shpalljes si kandidat e deri në mesditën e 12 shtatorit, do të harrohet shumë shpejt, në Dibër para së gjithash. Dhe natyrisht që të gjithë do bëhen shumë shpejt esëll dhe do të përleshen nga e para me varfërinë, korrupsionin, padrejtësinë dhe diktatin dhe pushtetin e të fortit, i cili jo domosdoshmërisht është zyrtar i lartë me kravatë. Për shkak të kësaj qeverie, trendi i kohës është droga, e mbjellë në përmasa kolosale kudo në Shqipëri, dhe bosët e saj po marrin për ditë e më shumë rol dhe pushtet të frikshëm në këtë vend. Por natyrisht edhe pse me peshë të vogël specifike, në rrafshin kombëtar, zgjedhjet e Dibrës duhen lexuar me vëmendjen e duhur. Sepse, sipas meje, cdo proces zgjedhor, sado i parëndësishëm qoftë, ka më shumë vlerë edhe se sondazhi më profesional. Nëntë muaj para qershorit të ardshëm jemi ende në kohë për të ndrequr dhe kolauduar shenjestrën tonë në përballjen finale me kundërshtarin politik.

Ajo që duhet të na shqetësojë mbi të gjitha, jo vetëm si politikanë, por edhe si qytetarë, është fakti se Dibra rinxorri në pazar të gjitha sëmundjet më të këqija të zgjedhjeve tona, të cilat në këtë vend po ndjekin fatin e zogjve të korbit. Shitblerja, presioni i qeverisë, përfshirja e policisë, por c’është me e keqja, aleanca gati publike me krimin e organizuar, kanë arritur në një stad të papërfytyrueshëm. Dhe Dibra ishte ilustrim perfekt i kësaj problematike. Unë nuk e them dot se sa ishte cmimi mesatar për blerjen e një vote në Dobrovë apo në Selishtë, por jam shumë i sigurt se ai tashmë është një fenomen masiv, që shoqëron në përmasa tronditëse të gjitha zgjedhjet tona. Dhe pyetja është se cfarë do të bëjmë ne që ta ndalim sadopak vrullin e këtij orteku të pamëshirshëm, që po na kthen në një republikë qeshrake, ku nuk ka më asnjë vlerë se cfarë thua, cfarë bën dhe si qeveris, por vetëm se si e blen dhe si e vjedh votën.

Eshtë detyrim i Partisë Demokratike, që në kaq pak kohë sa ka mbetur të bëjë gjithcka mundet në funksion të një procesi zgjedhor normal, që nis me ndryshimet e domosdoshme në Kodin Elektoral, dhe mbaron në krijimin e një klime të pranueshme garancish se vullneti i sovranit nuk do të injorohet dhe se vota e shqiptarëve nuk do të deformohet.
Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë një herë e përgjithmonë se asnjëherë opozita nuk e mund qeverinë me ushtri të rregullt, edhe sikur e gjithë të përqëndrohet në një qytet apo fshat. Sepse në të gjitha rastet, ai që ka pushtetin, është disa hapa para opozitës, si në mjete, ashtu edhe në mundësi dhe infrastrukturë.
Por opozita e shkul qeverinë me gjithë cka, kur krijon frymë refuzimi dhe shprese dhe është pikërisht ky misioni i vetëm i Partisë Demokratike sot.

Për ata që kanë kujtesë të shkurtër, më duhet të sjell ndërmend se ne i kemi fituar të gjitha zgjedhjet e pjesshme që nga 2005 e deri sa qëndruam në pushtet, por kjo nuk na pengoi aspak që të humbnim thellë në 2013-tën. Madje edhe në bastione të së majtës, si në Mokër përshembull, ju kujtohet besoj. Ndaj edhe ta lemë të dy Ramat e PS-së dhe të gjitha aleatët e tyre politikanë dhe trafikantë që t’i gëzohen fitores së vogël në Dibër dhe të përgatitemi fort dhe që tani për fitoren e madhe të 2017-ës.

Etiketa: astrit patoziDiberkomentramazgjedhje


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Tur i ri botëror për Kerry-n për çështjen sirian dhe libiane

280 muxhahedinë zbarkuan në Tiranë më 10 shtator. Kerry nxjerr sekretet qeverisë shqiptare

VIDEO/ 9-vjeçari me çrregullime të gjinisë, nëna: Lindi me vaginë por më dhunon kur i them që është vajzë

VIDEO/ 9-vjeçari me çrregullime të gjinisë, nëna: Lindi me vaginë por më dhunon kur i them që është vajzë

Ja sa është memoria RAM e iPhone 7 dhe 7 Plus

Ja sa është memoria RAM e iPhone 7 dhe 7 Plus
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}