Bota

Lavrov sulmon BE:Po largohet nga dialogu,SHBA t’i çojë armët bërthamore në shtëpi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:06 - 01/03/22 |
Opi Nion

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi të martën se Rusia e sheh “të papranueshme” që armët bërthamore amerikane jena të vendosura në Evropë. Ndër të tjera ai u shpreh se është “koha e duhur për t’i kthyer ato në SHBA”.

Lavrov përsëriti pretendimet se Ukraina po planifikon të marrë armë bërthamore, duke thënë se vendi “kërcënon sigurinë ndërkombëtare”.

“Rusia nuk mund të mos reagojë ndaj rrezikut real të Ukrainës për të përvetësuar armë bërthamore dhe po merr të gjitha masat për ta parandaluar këtë”, tha ministri i Jashtëm.

Lavrov deklaroi gjithashtu se Rusia e sheh arritjen e garancive ligjërisht të detyrueshme të sigurisë nga NATO-ja si “të rëndësisë themelore”.

“Kërcënimi i një gare të re armatimesh dhe transformimi i hapësirës së jashtme në një arenë të konfliktit të armatosur po bëhet real”, tha Lavrov.

Lavrov sulmoi vendet anëtare të BE, duke thënë se ata po përpiqeshin të largoheshin nga një dialog i ndershëm ballë për ballë duke zgjedhur sanksione.

“Tragjedia e Ukrainës është rezultat i bashkëpunimit të patronëve perëndimorë dhe regjimit kriminal të formuar atje”,-tha Lavrov.

Gjithashtu, ministri rus i Mbrojtjes ruse deklaroi se ushtria ruse do të vazhdojë operacionin në Ukrainë derisa të arrihen qëllimet e saj.

“Mbrojtja e Rusisë nga një kërcënim ushtarak nga Perëndimi është detyra kryesore e një operacioni special në Ukrainë”, tha ai./Opinion.al

Pas