Bota

Lavrov: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk do të bëjë shumë ndryshim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:08 - 17/05/22 |
Opi Nion

Bashkimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk do të bënte shumë ndryshim, ka thënë ministri i Jashtëm i Rusisë.

Duke folur në një leksion publik në Moskë, Sergei Lavrov tha se të dy vendet “kanë marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s për shumë vite”, në komentet e cituara nga agjencia e lajmeve Ria Novosti.

Por ai përsëriti qëndrimin e Moskës se përgjigja e vendit të tij ndaj vendimit të Suedisë dhe Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në aleancën ushtarake do të varet nga forcat që NATO do të vendosë në territorin e tyre.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se vendet si Britania e Madhe dhe SHBA, këshilltarët ushtarakë të cilët “u thonë nacionalistëve të armatosur ukrainas se çfarë të bëjnë, [dhe] që u japin atyre informacione të inteligjencës”, duhet të konsiderohen më shumë se thjesht “jomiqësore”.

“Ne e themi butë duke i quajtur ato shtete jo miqësore. Tani do të thosha se këto janë tashmë shtete armiqësore sepse ajo që ata po bëjnë është luftë”,-shtoi Peskov.

Rusia ka një listë zyrtare të shteteve “jomiqësore”, të përbërë kryesisht nga anëtarë të NATO-s, si dhe vende joanëtare si Australia dhe Japonia, të cilat gjithashtu kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Pas