Aktualitet

Largimi i shqiptarëve, Meta: Kërcënim për prespektivën kombëtare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:05 - 14/01/21 |
Doriana Çepunaj

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në një tryezë ku u diskutua në lidhje me shpopullimin e vendit. Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit tha se Shqipëria po përjeton një erozion demografi.

Të gjithë kemi një shqetësim të përbashkët, që vendi ynë, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, nuk vuan një emigrim problematik në nivele të pranueshme, por po përjeton një erozion demografik, referuar statistikave bindëse. Në këtë drejtim theksoj rëndësinë e disa problemeve të cilat edhe ju i përmendet më parë. Kjo situatë ka bëjë me kërcënimin e perspektivës sonë kombëtare. Fakti që kemi disa tregues që ecin në mënyrë negative, lidhet me fenomenin shqetësues të një mungese besimi në vend. E theksoj si më të rëndësishme për t’u ndalur është intensifikimi shqetësues i largimit të trurit, veçanërisht të 94% të studentëve që janë jashtë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri”, tha Meta.

Sipas Presidentit Meta. disa nga arsyet që e stimulojnë fenomenin e shpopullimit të vendit janë: mungesa e rritjes së qëndrueshme të pagave dhe pensioneve, por thjesht indeksimi i tyre, të cilat e kanë bërë të vështirë koston e jetesës për shumë familje në vend, mungesa e mbështetjes së arsimimit cilësor për të rinjtë, mungesa e mbështetjes së duhur të biznesit, mungesa e mbështetjes së biznesit, për të përballuar kostot shtesë të pandemisë.

Gjithashtu, Meta thekson, se sipas Bankës së Shqipërisë të paktën 50 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës gjatë pandemisë. Sipas Kreut të Shtetit, mungesa e mbështetjes për bizneset është një kërcënim serioz për t’i shtuar edhe më tej ritmet e emigrimit./Opinion.al

Pas