Rajoni

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:52 - 14/01/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë nënshkruar mesditën e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet elektorale të shkurtit.

Afati për aplikim të subjekteve politike për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit është deri të shtunën më 16 janar, në orën 18:00

Lëvizja Vetëvendosje deri tani nuk ka krijuar koalicion parazgjedhor me asnjë nga subjektet politike.

Në fjalën e saj Osmani tha’; “Sot dhe për katër vitet në vijim jemi të vendosur për të nderuar një shtet që lufton krimin, ka prioritet arsimin dhe shëndetësinë. Jemi të vendosur për të mbrojtur Kushtetutën e Republikës sonë. Jemi të vendosur për një Kosovë që garanton një jetë me dinjitet. Jemi një muaj larg zgjedhjeve dhe mbetet në dorën e qytetarëve që të vendoset fati i Kosovës në 14 shkurt deklaroi”./ Opinion.al

Pas