Sport

Largimi i kosovarëve nga Kombëtarja, ja çfarë thotë Duka



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 04/05/16 |
b.f

Kreu i FSHF­-së mori fjalën pas fjalimit të Vokrrit dhe Karaxhiç duke u kërkuar të gjithëve që Kosova të bëhet anëtare e UEFA-­s, pasi të gjitha federatat e tjera ishin njohur zyrtarisht. Duka ka dashur t’i bëjë apel delegacionit zviceran, i cili ishte më i tremburi për pranimin e
Kosovës pasi shumë lojtarë mund të largohen dhe të zgjedhin Kosovën. Sipas numrit një të institucionit në vendin tonë, diçka e tillë nuk duhet ta ndalonte integrimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

“Kosova duhet të jetë anëtare me të drejta të plota në UEFA. Ne duhet të marrim një vendim në të mirën e futbollit, pa e lidhur këtë gjë me çështjet politike. Kosova tashmë është një realitet që ekziston dhe ka një kampionat futbolli. Kosova ka gjithashtu edhe shumë futbollistë që luajnë në kombëtare të tjera, por nuk ka asnjë lidhje me Serbinë, siç tha Karaxhiç. Duhet t’u japim mundësi të gjithë fëmijëve të Kosovës të luajnë futboll dhe të ëndërrojnë për të ardhmen e tyre. Shumë federata janë të njohura ndërkombëtarisht dhe tani ka mbetur vetëm futbolli. Në Kombëtaren tonë ka shumë futbollistë me origjinë
kosovare, por kjo nuk na pengon aspak që Kosova të jetë pjesë e UEFA­s. Do të ishte në interesin tuaj që të keni një anëtar të ri dhe ju lutem që politikën ta lëmë jashtë kësaj çështjeje”, tha Duka.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas