Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lamtumirë Maks”, reagime nga politika për ndarjen nga jeta të Maks Velos

2020/05/07 at 6:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Lamtumirë Maks”, reagime nga politika për ndarjen nga jeta të Maks Velos

Ndarja nga jeta e arkitektit dhe piktorit Maks Velo ka sjellë reagimin e krerëve të institucioneve politike në vend të cilët i kanë shprehur hidhërimin e tyre.


Presidenti Ilir Meta shkruan në mesazhin e tij ngushëllues se zëri kritik i Maks Velos do t’i mungojë mungojë në veçanti mbrojtjes së interesit publik.

 

Ndarja nga jeta e Maks Velos është një lajm i trishtueshëm.
Ngushëllime të afërmve, bashkëpunëtorëve, miqve e dashamirësve të shumtë!
Maks Velo dhe zëri i Tij kritik do t’i mungojë në veçanti mbrojtjes së interesit publik në këtë periudhë të brishtë institucionale. pic.twitter.com/fvM2fpelSL

— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) May 7, 2020

Kryeministri Rama ka reaguar me një mesazh të shkurtët. “Çfarë trishtimi. Lamtumirë Maks“, ka shkruar ai në facebook.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se Maks Velo do të mbetet një nga shembujt më spikatës të disidencës antikomuniste shqiptare.

Sipas kret të PD, “Largimi i Maksit lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë tonë. Por thesari artistik dhe qytetar i veprave të tij do të jetë gjithmonë frymëzim për të rinjtë dhe gur i çmuar themeli për artin modern shqiptar”.

“Pasionant i lirisë, mbrojtës i të vërtetës dhe luftëtar i së drejtë” e ka quajtur kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi artistin e mirënjohur.

Një reagim për ndarjen nga jeta të Maks Velos ka bërë dhe Aleanca për Teatrin, të cilës arkitekti i kishte dalë në krah gjatë betejës për mbrojtjen e mos prishjes së godinës.

“Maks Velo ishte një nga mbrojtësit e parë të Teatrit dhe një nga simbolet e protestës tonë. Nuk heshte edhe kur kishte plot që donin t’i hiqnin fjalën, te Sheshi i Teatrit duket sikur gjeti qetësinë për të thënë ato që mbante kyçur në mendjen dhe shpirtin e tij prej vitesh.

Largimi i tij është një humbje e madhe për të dashurit dhe miqtë e tij. Por ajo është dhe një humbje për shoqërinë shqiptare, për mendimin e lirë, dhe për ata që nuk bëjnë kompromis me lirinë e tyre edhe kur dënohen për të! U prefsh në paqe Profesor Maksi” mbyllet postimi.

Kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se me ndarjen nga jeta të Maks Velos, Tirana humbi qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant, që na la si pajë vepra ikonike. “Maks Velo ishte nga ato mendje të bukura, që i dha kaq shumë arkitekturës e artit shqiptar, pikturës e letërsisë. Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant, që na la si pajë vepra ikonike. Faleminderit Maks! Ngushëllime nga zemra familjes!” thotë Veliaj. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Blendi Fevziu ndan kujtimin e fundit me Maks Velon: Udhë të mbarë

Blendi Fevziu ndan kujtimin e fundit me Maks Velon: Udhë të mbarë

Pandemia po fshin turizmin, rreth 1 trilion dollarë humbje

Pandemia po fshin turizmin, rreth 1 trilion dollarë humbje

Ndjekja dhe burgosja e Maks Velos

Ndjekja dhe burgosja e Maks Velos
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}