Life Style

Lady Gaga u përdhunua kur ishte 19 vjeçe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:04 - 21/05/21 |
Opi Nion

Ylli i muzikës pop, Lady Gaga, ka treguar për përvojën traumatike që i ka ndodhur kur ishte 19 vjeç. Këngëtarja 35-vjeçare tha se u sulmua seksualisht nga një producent muzikor.

Duke folur si e ftuara speciale në episodin  e serisë së re të Apple TV +, me prezantuesen e njohur Oprah Winfrey, ajo rrëfen: “Unë isha 19 vjeç dhe po punoja në biznes dhe një producent më tha,” Zhvishu.’

Ajo deklaroi se kurrë nuk do ta tregojë se kush ishte abuzuesi i saj pasi nuk dëshiron një përballje tjetër me të. Lady Gaga pranoi se përjetoi probleme të shëndetit mendor dhe pas kësaj historie të dhimbshme nuk ndihej më i njëjti person.

Këngëtarja e shumë hiteve botërore zbuloi se ajo mbeti shtatzënë pas këtij sulmi seksual dhe vite me vonë një mjek e këshilloi të vizitonte një psikiatër.

Gaga këmbënguli se nuk po kërkon që njerëzit të ndjejnë keqardhje për të, por thjesht dëshiron të tregojë historinë e saj për të ndihmuar të gjitha ato viktima të cilat kanë rënë pre e abuzimeve seksuale./ Klan News

Pas