Kryesore

Përmet/ 14-vjeçarja bie në humnerë, dërgohet me urgjencë në spital


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 21/05/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Lipe në Përmet.

Një 14-vjeçare është plagosur pasi ka rënë në një humnerë.

Sipas news 24 e mitura ndodhej me prindërit për pelegrinazh me rastin e ditës së “Shën Helenës” në momentin kur është regjistruar dhe incidenti i rëndë.

Vajza e identifikuar si Ana Maria është nxjerrë nga autoritetet përgjegjëse dhe është transportuar në spital.

Ende nuk dihet  se si është gjendja e saj shëndetësore./Opinion.al

Pas