Aktualitet

Ky është shteti me shkallën më të lartë të vaksinimit anti-COVID në botë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 25/09/21 |
Opi Nion

Deri tani Portugalia është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, sipas shifrave nga Our World In Data.

Me një popullsi prej 10.3 mln banorë, Portugalia ka vaksinuar tashmë rreth 84% të popullsisë. Kjo është norma më e lartë në botë e vaksinimit, ku lë pas Emiratet e Bashkuara Arabe (80.8%) dhe Singaporin me (77.3%).

Qëllimi i Portugalisë për të vaksinuar plotësisht 85% të popullsisë së saj tani është i arritshëm dhe vendi pritet të lehtësojë disa nga masat e vendosura për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Por gjithsesi, Portugalia ka ende në fuqi kufizimet kufitare vetëm me njerëz që udhëtojnë nga shtetet anëtare të BE/EEA, si dhe 20 vende të tjera, përfshirë SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re, Japoni dhe Singapor të lejuara për arsye jo thelbësore, me kusht që të tregojnë dëshmi të vaksinimit, ose një test negativ.

Po ashtu baret, restorantet, vendet kulturore dhe ngjarjet familjare si dasma dhe pagëzime funksionojnë me kapacitet të kufizuar njerëzish. Gjithashtu, kërkohet një leje shëndetësore COVID për të hyrë në vende të caktuara, ngjarje të mëdha, klasa grupore në palestra dhe restorante gjatë fundjavës.

Pas