Kronikë

Kokainë dhe ekstazi te Festivali i Shëngjinit, arrestohen 3 turistë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:56 - 25/09/21 |
Opi Nion

Tre turistë të cilët do të merrnin pjesë në një festival që mbahet në Shëngjin, janë vënë në pranga nga policia, ndërsa tre të tjerë janë penalisht, pasi ju gjetën lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.

Ata u kapën gjatë kontrolleve në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, teksa ishin duke shkuar në vendin ku zhvillohet festivali.

“Si rezultat i kontrolleve, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E.F., 22 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, S.K., 39 vjeç, lindur në Tiranë e banues në Amerikë dhe A.K.,25  banues në Kosovë dhe  u proceduan penalisht shtetasit B.A., 30 vjeç, banues në Australi,  A.A., 22 vjeç dhe M.M., 26 vjeç, banues në  Shkup, Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë B.A. 30 vjeç banues në Australi,  A.A. 22 vjeç dhe M.M. 26 vjeç, banues në  Shkup.

Të gjithë këtyre personave ju gjetën doza kokaine, ekstazi dhe kanabis. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Lezhës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pas