InstaBIZ

Ky detaj iu ka shpëtuar nga klipi me shumë afrimitet i Noizyt dhe Dafinës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:02 - 22/10/18 |
el ida

Dikur Dafina Zeqiri dhe reperi Noizy nuk kishin aspak një marrëdhënie të mirë dhe nuk mungonin as diset e tyre për njëri tjetrin. Madje vite më parë reperi në këngën “Na jena OTR” e ofendoi këngëtaren në tekst pas sherrit që pati me Ledrin (i cili atë periudhë ishte i lidhur me Dafinën).

Ledri dhe Noizy sot janë bërë miq të mirë. Por Noizy i ka rregulluar punët dhe me Dafinën. Prej kohësh u paralajmërua bashkëpunimi i Daffy-t dhe reperit të OTR. Dyshja kanë publikuar këngë dhe videoklipin e shumëpritur. Kënga mban titullin “ A don Love”. Dhe dy artistët kanë sjellë një klip mjaft të këndshëm me ngjyra dhe motive vjeshte.

Gjithashtu në këtë klip si Daffyn ashtu edhe Noizyn i shohim mjaft të afërt me njëri-tjetrin, ndërkohë që luajnë rolin e të dashuruarve. Por detaji që me siguri ju ka shpëtuar është se klipi është xhiruar nga një iPhone 8+. Kujtojmë se edhe kënga e Elvana Gjatës dhe Brunos u xhirua me iPhone dhe pati vërtet shumë sukses.

 

Pas