Rajoni

Kuvendi i Serbisë do të diskutojë për Kosovën


               Publikuar në : 11:51 - 15/04/19 |
geliano fataj

Çështja e Kosovës do të jetë së shpejti temë diskutimi në Kuvendin e Serbisë, ka thënë kryeparlamentarja serbe, Maja Gojkoviç.

Për këtë, sipas saj, kanë rënë dakord edhe presidenti Aleksandër Vuçiç si dhe kryeministrja Ana Bërnabiç. Gojkoviç ka thënë se synimi është arritja e një marrëveshjeje përfundimtare.

Autoritetet në Kosovë dhe Serbi prej kohësh kanë filluar debatin e brendshëm në përpjekje për unifikimin e qëndrimeve lidhur me dialogun për normalizimin e raporteve, por edhe për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht detyruese për të dyja vendet.

Kuvendi i Kosovës kohë më parë ka miratuar përbërjen e ekipit dhe platformën e dialogut.

Megjithatë partitë opozitare si në Kosovë ashtu edhe në Serbi e kundërshtojnë mënyrën se si është zhvilluar dialogu deri më tani./Opinion.al

Pas