Kryesore

Kuvendi i PD, Ristani: Fshehja nga e vërteta, metodë e strucit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:05 - 18/07/21 |
Opi Nion

Një ditë pas përfundimit të punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD, ka reaguar ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Ristani shkruan se drejtuesit e PD-së analizuan vjedhjen e kundërshtarit dhe jo veten duke fshehur të vërtetën.

Kritiku i Bashës thotë se fshehja e të vërtetës për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, nuk e bën PD një alternativë të besueshme.

Drejtuesit e PD zhvilluan dje “Kuvendin”, per te analizuar vjedhjen e kundershtarit, duke mos gjetur forcen, kurajon dhe pergjegjshmerine, per te analizuar veten. Fshehja nga e verteta me metoden e strucit, nuk do i coje larg. Vendi ka nevoje uleritese per opozite te vertete dhe alternative te besueshme” shkruan Ristani.

Ristani ishte mes 600 emrave në garë për një vend në Këshillin e ri Kombëtar. Rezultatet e votimit pritet që të zyrtarizohen ditën e sotme.

Pas