Kronikë

Kapet duke ujitur kanabisin, arrestohet 44-vjeçari në Berat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:12 - 18/07/21 |
Opi Nion

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas informacioneve, në pranga ka rënë Adi Myftari, i cili u kap në Vërzhezhë duke ujitur 120 fidanë të dyshuara bimë narkotike kanabis, të cilat ishin të mbjella pranë tokës së tij.

Ndërkohë u procedua penalisht Sh.K. 62 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë dhe K.B., 51 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”. Në këtë zonë është zbuluar kultivim kanabisi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas