Teksa sot Kuvendi i thirrur nga Berisha voton për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së, më 18 dhjetor ditën kur Lulzim Basha mbledh Kuvendin e thirrur prej tij, do të nisë referendumi për shkarkimin e lideit demokrat edhe nga anëtarësia e demokratëve.
Ka qenë kreu i Komisionit që drejton Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, Belend Këlliçi ai që ka pohuar këtë fakt, ndërsa bëri me dije se ky referendum do të mbahet në mbarë vendin, pikërisht në datën kur Basha mbledh Kuvendin në Pallatin e Kongreseve.
Ndërkohë, mësohet se më 22 dhjetor, Kuvendi do të mblidhet sërish për të zgjedhur strukturat e reja të PD.
“Të votojë me votim të fshehtë të delegatëve për shkarkimin e Bashës për thyerje të rënda të statutit të PD, përvetësim të kompetencave të organeve qëndrore, dhe dëmtim të interesave elektorale. Fleta e votimit të përmbajë pyetjen a jeni dakord me shkarkimin e Bashës, përgjigje alternative po, dhe jo. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”-tha Këlliçi.