Kryesore

Kutitë e Lezhës, PD: KQZ refuzoi të tregojë lista e zgjedhësve


               Publikuar në : 14:00 - 12/07/19 |
geliano fataj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi këtë të premte rinumërimin e kutive për 11 qendra zgjedhore në Lezhë, bazuar në kërkesën e Partisë Konservatore, të ish-deputetit Eduard Ndocaj, i cili garoi përballë Pjerin Ndreut.

Në përfundim numri i votave doli i njëjtë me ato që të shkruara në procesverbal nga numëruesit e 30 Qershorit, ku i vetmi gabim i evidentuar ishin 4 vota të hedhura në kutinë e gabuar.

Kryetari i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, tha se palët e kanë kthyer procesin në një farsë, pasi nga ana e ankimuesve nuk u kërkua të shihej lista e votuesve për të parë sa persona kanë shkuar të votojnë.

Ky zhvillim ka sjellë dhe reagimin e Partisë Demokratike. Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso tha se KQZ refuzon transparencën nëpërmjet akteve qesharake të hapjes së disa kutive të votimit, pa hapur kutinë e materialeve, ku gjendet lista e zgjedhësve.

“Shfaqja është një sajesë e trashë për të mbuluar manipulimin me shifrat e pjesëmarrjes në votimet moniste të 30 Qershorit. Për të fshehur këtë manipulim, KQZ-ja refuzon të hapë kutinë e materialeve zgjedhore, kur gjendet lista e votuesve. Duke mos hapur kutinë e materialeve zgjedhore, Komisioni Qendror i Vjedhjeve eliminon mundësinë e vetme për të krahasuar votat e gjetura në kutitë e hapura me listën e votuesve në kutinë e materialeve, e cila mbahet qëllimisht  mbyllur. 4 kamikazët e Ramës në KQZ e refuzuan transaprencën, e refuzuan kërkesën e Kryetarit të KQZ-së për të verifikuar listat. Atyre u duhet shoë dhe jo transparencë. U duhet bindje ndaj urdhrit politik dhe jo ndaj ligjit”, tha Kaso./ Opinion.al

Pas