Sport

Masat e reja ekstreme të FIFA-s kundër racizmit


               Publikuar në : 15:01 - 12/07/19 |
Al Do

Mesa duket FIFA ka vendosur ti përgjigjet me masa ekstreme episodeve raciste në fushën e lojës.

Kodi i ri disiplinor. që do të nisë të aplikohet nga e hëna, parashikon ndëshkime ndaj ekipeve dhe drejtuesve që nuk marrin masa për këtë fenomen të shëmtuar të lojës sportive më të ndjekur në planet.

Konkretisht FIFA do të aplikojë të paktën 10 ndeshje pezullim për çdo futbollist që do të shpallet fajtor për sjellje diskriminuese ndërsa për ekipet dënimi është edhe më i rëndë. Nëse tifozët rezultojnë fajtorë për kore raciste apo parulla të rënda ato do të humbasin lojën në tavolinë.

Kjo masë do të aplikohet përmes kërkesës së arbitrit dhe parashikohet të merret nëse më parë publiku nuk i përgjigjet thirrjes për kontroll.

Këto masa disiplinore do të aplikohen vetëm në kompeticionet zyrtare të FIFA-s. Këtu edhe përfshihet Kampionati Botëror me të gjitha fazat kualifikuese. Çdo diskriminim nga shkallët e impianteve, për ngjyrën e lëkurës, origjinën etnike, gjeografike apo sociale, apo edhe orientinim seksual, do i sjellë dëm të madh ekipit. /Opinion.al

Pas