Kryesore

Basha: Prioritet ndryshimi i kësaj qeverie me standarde e votë të lirë


               Publikuar në : 14:25 - 12/07/19 |
Al Do

Kreu i PD, Lulzim Basha tha pas mbledhjes me kryesinë se vendi po kalon momente dramatike. Ekonomia sipas tij është sektori më i rëndë që po rëndon shqiptarët ndërsa shtoi se 31% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot shpenzimet mujore.

Kreu i demokratëve shtoi gjithashtu se fokusi i aksionit opozitar do të jetë te prioritetet e njerëzve dhe se kjo do të vijë përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme

“Vendi po kalon momente dramatike. Drama më e madhe është ekonomia. Njerëzit nuk kanë para për të blerë bukën e gojës, 31% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet mujore, energjia jonë drejt dhënies formë të ndryshimit që pret cdo shqiptar. Ekonomia e vendit do të ndryshojë përmes një transformimi të thellë. Fund pandëshkushmërisë të politikanëve të kapur, dhe kthimit të sovranitetit te qytetarët. Janë qytetarët që do të vendosin, dhe sa na atakon ne këto muaj i japim formë programit tonë për ndryshimin rrënjësor të ekonomisë. Prioritet absolut dhënia fund e korrupsionit, sic u theksua edhe në raportin e DASH.  Kjo është arsyeja që Ramës iu mbyll cdo derë. Si mund të besohet një njeri që doli hajdut i zgjedhjeve. Prioritet kryesor mbetet ndryshimi i kësaj qeverie me zgjedhje me standarde e votë të lirë.

Fokusi ynë, te prioritetet e njerëzve, kjo vjen përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Beteja që ka nisur do të vijojë me kurorëzimin e saj me fitoren e cdo qytetari. Do i rikthejmë njerëzve vendimmarrjen, votën, për një qeveri që punon për të mirën e tyre.” tha Basha.

Më herët gjatë mbledhjes Basha mësohet se i tha anëtarëve të partisë së tij se kriza nuk do të mbyllet me një marrëveshje PS-PD

“Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime.  Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramen Kryeministër nuk ka për të pasur”. tha Lulzim Basha, në mbledhjen me strukturat e partisë, zhvilluar këtë të premte.

Sipas tij 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës duke përfaqësuar një dërrmim politik të pushtetit.

“30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonjë pushteti në këto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Është varreza politike e Edi Ramës”.

Sa i përket porosive për anëtarët e partisë së tij Basha bëri të qartë se nuk ka ulje në tavolinë me Ramën dhe se protestat do të vazhdojnë por në të njëjtën kohë do të bëhen takime me njerëzit në të gjithë vendin.

“Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat. Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerëzit alternativën, që shumicën Rama ik, shumicën që kërkon ndryshim ta kthejmë në një mazhorancë politike dhe qeverisëse” tha ndër të tjera Basha. /Opinion.al

 

 

Pas