Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush ma mori Doktorin tim!

2018/04/30 at 8:41 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëria me shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë midis 43 vendeve europiane

*Nga Myftar Barbullushi


Doktori im eshte prej verteti e aspak metafore apo krijese e imagjinates. I shkurter e i shendoshe, rondokop do ta quanin shkrimtaret, me bark e me floke te rena, pas syzeve te te cilit fshiheshin dy sy te vegjel picerrues e te levizshem. Ky ishte Dr. Theodhosi, fqinji i femijerise sime, imazhin e te cilit e kam gjithmone me vete. E tere lagja ia kishte « falur » atij shendetin. Akoma dhe sot ne shpinen time ndjej faqen e tij te shendeteshme e te varur, pasi ne shume raste ky magjistar perdorte veshin ne vend te stetoskopit. Fjala e tij ishte ligj. “Do flesh pa tjeter ne dreke, – me thoshte gjyshja – se gjumi i drekes te ben mire. Ma ka thene vete dr. Theodhosi“.

Ne perceptimin tim kureshtar ai ishte si doktori i Ivan Ilic-it, personazhit te famshem te Tolstoit, ne kryevepren vdekja e Ivan Ilic-it. I plotfuqishem, rrezatues, paternal, nderkohe qe nga ana tjeter pacienti ishte shume besues dhe « kompliant » perpara prononcimit te tij ex cathedra. Ivan Ilicit i interesonte vetem nje gje: gjendja e tij ishte e rende apo jo? «Thomeni doktor, kjo semundje eshte e rende apo jo? Mjeku e fikson ashper nepermjet syzeve te tij, e me ze te prere i thote: Te thashe ate qe mendova se duhet te dish, zoteri….». Mendesi e qarte paternaliste : «Ti je pacienti, mjeku jam une».
Dr. Theodhosi, doktori i femijerise sime, nuk eshte me. Ai ka shume vite qe ka vdekur, por me e dhimbshme eshte se, me te, ka vdekur dhe imazhi i tij, dhe akoma me e dhimbshme eshte se ky imazh ka vdekur edhe ne tere boten, dhe une nuk kam asnje shprese per ta gjetur, edhe pse mund te udhetoj ne te gjithe boten.

Doktori im nuk eshte me sepse:

Ate e vrau organizimi i sistemit shendetesor. Edhe pse ky organizim mbeshtetet ne figuren e mjekut te pergjithshem, ky i fundit vazhdon te mbetet i pavleresuar; superfuqia e specialistit, ne spital dhe jashte tij, i heq atij hapesiren dhe besueshmerine, duke e kthyer ne nje dispecer te thjeshte drejt specialistit apo, jo rralle, ne shkrues te recetave te rimbursimit. Zhvillimi i shendetesise, dekadat e fundit, ka rrjedhur dhe evoluar ne nje mori nenspecies, secili i afte per te ditur thuajse cdo gje, mbi thuajse asgje, aq e ngushte eshte rrezja e veprimit te secilit mjek specialiteti. Me nje mjek te pergjithshem dispecer dhe nje specialist qe, jashte domenit te tij te vogel nuk di te shkruaje as dhe nje recete, nuk mund te kesh mjekesi te besueshme.
Vendimmarrje, hapesire dhe liri veprimi mjekut te pergjithshem, pa lene pas dore edukimin e tij te vazhdueshem profesional dhe testimet e shpeshta, per te pasur celesin e suksesit te mjeksise moderne dhe tharmin per te ringjallur figuara te besueshme profesionale e pse jo, humane.

Doktori im nuk eshte me sepse :

Shoqeria moderne ka kohe qe ka hequr dore nga nevoja per nje raport solid te konfidences dhe komunikimit ne te gjitha dejet e saj e per pasoje edhe ne mjeksi. Ajo cdo dite e me shume duket se po kontribon ne prishjen e “arkitektures se raporteve njerezore”. Pa kete raport besueshmerije dhe konfidencialiteti, midis mjekut dhe pacientit, ne rastin me te mire “gjella e gatuar“ do te jete pa kripe. Gjenerata e re, qe doktorin tim nuk e ka pare kurre dhe e ka te veshtire ta imagjinoje, e aq me shume te kete nostalgji, eshte mire ta dije qe dikur ai ka egzistuar dhe mund te ishte akoma, po te mos kishte rene viktime e vete zhvillimit.

Doktori im nuk eshte me sepse :

Ate e “vrau” Interneti. “Demokratizimi“ i dijes, lehtesia per te marre cdo lloj informacioni nepermjet Internetit, mundesite per shkembim opinionesh, pakenaqesite e te semureve nga raporti me mjekun dhe per kohen e pamjaftueshme qe ata i dedikojne atyre, bejne qe te semuret te shkojne fillimish ne Internet pastaj tek mjeku. Eshte rregulli i pare, sidomos per gjeneraten e re, qe per cdo problem mjeksor se pari ti drejtohen “doktor Google-it”. Zbehja e “superfuqise” se web-it, nepermjet modifikimit te raportit dhe kohes se dedikuar pacientit nga mjeku, do te kontribonte ne rikthimin e figures se mjekut.

Doktori im nuk eshte me sepse :

Ate e vrau teknologjija. Me progresin teknologjik ecuria e mjeksise eshte kushtezuar nga teknicizmi dhe racionaliteti, elemente te domozdoshem te nje mjeksie moderne, por, qe te vetme nuk mjaftojne per ate qe eshte akoma nje art i bere nga empirizmi, eksperienca dhe, per me teper, aftesia e kontaktit njerezor. Nuhatja klinike, talenti profesional, dhuntia analitike dhe sintetizuese egzistojne akoma dhe nuk mund te zevendesohet kurre me nje Skaner apo teknologji te tjera, sado moderne qofshin ato, mjaft te rendesishme, por qe te vetme nuk mund te zgjidhin problemet e te semurit. Promovimi dhe rigjallerimi i kultures se nje mjeksie me “humane”, ndertuar mbi kontaktin direkt midis mjekut dhe te semurit, edhe pse ne terren te nje teknologjije moderne, do ndihmoje qe mjeksia te rikthehet akoma me e sukseseshme.

Doktori im nuk eshte me sepse :

Ai vdiq se bashku me Ekspertin mjeksor. Ne reumatologji egziston nje sindrom qe quhet sindromi i lodhjes kronike. Dy vjet me pare Aleanca mbare-boterore e pacienteve argumentonte, ne sajtin e saj, se “…mjeket ne Amerike nuk dine ti mjekojne keta te semure”. Sa konfuzion sjell ky lloj fals “demokratizimi” i shkences, ku thuajse cdo njeri mund te hedhe balte mbi ekspertizen profesionale, duke nxitur keshtu nje skepticizem te thelle publik ndaj mjekut reumatolog apo mjekeve ne pergjithesi!
Natyrisht ky trend kunder ekspertizes mjeksore nuk ka lindur spontanisht. Ai eshte pasoje e trendeve kulturore te viteve 60, te grupuara nen rubriken e “postmodernizmit”, te cilat ne thelb perbenin nje levizje te drejtuar kunder “expertizes”. Sipas ketyre pikpamjeve “postmoderniste“ nuk ka te verteta te demonstrueshme objektivisht; cdo njeri qe pretendon te zoteroje te verteten e mendon veten me shume ekspert se kushdo tjeter, duke ndihmuar keshtu ne zbehjen e autoritetit tradicional dhe, ne kete rast, te ekspertizes se nje mjeku.

A mund ta rigjej doktorin tim ?

” Doktor” Theodhosi nuk gjendet me. Ai egziston vetem ne koken e pacientit. Megjithate, ai mbetet nje reference esenciale qe zgjat me shume se nje jete. Im ate, gjithe jeten e tij kishte pasur vetem 2 referenca, Doktor Bahri Koplikun dhe Doktor Theodhosin. Une pata vetem Doktor Theodhosin, nderkohe qe fatkeqesisht vajza ime nuk ka asnje. Ndoshta asaj i ka mbetur vetem Dr. Haus-i, cka do te thote se bota, e sidomos gjenerata e re, ka nevoje per Dr. Theodhosin qe, heret a vone, do ta gjeje.

*Marrë nga Facebook

Etiketa: Myftar Barbullushi


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Plagosje dhe arrestime, dhuna pllakos futbollin suedez

Plagosje dhe arrestime, dhuna pllakos futbollin suedez

Pas ndarjes, kapet mat çifti i njohur!

Pas ndarjes, kapet mat çifti i njohur!

“Zëri i Amerikës” paralajmëron furtunë: 79 % e gjyqtarëve të Apelit me pasuri të pajustifikuara

Para vettingut, tre gjyqtarë ikin për “arsye shëndetësore”
















TE FUNDIT

Osmani takim me Limaj, u diskutua lidhur me përpjekjet për konstituimin e Kuvendit

Osmani takim me Limaj, u diskutua lidhur me përpjekjet për konstituimin e Kuvendit
19 Maj, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si pjesë e konsultimeve...

Lexo më shumë

Nga Gjylameti te Alimehmeti, kandidatët që duan videot e numërimit të votave

Nga Gjylameti te Alimehmeti, kandidatët që duan videot e numërimit të votave
19 Maj, 2025

Disa prej kandidatëve të zgjedhjeve të 11 majit i janë drejtuar me një kërkesë të njëjtë KQZ-së, pasi dyshojnë për...

Lexo më shumë

Xhaçka në avantazh ndaj saj, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Xhaçka në avantazh ndaj saj, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ
19 Maj, 2025

Kandidatja e për deputete nga Partia Socialiste në Qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti, i ka bërë një kërkesë KQZ-së këtë...

Lexo më shumë

Përplasje diplomatike Britani–Iran pas arrestimit të tre iranianëve për spiunazh

Përplasje diplomatike Britani–Iran pas arrestimit të tre iranianëve për spiunazh
19 Maj, 2025

Mbretëria e Bashkuar dhe Irani kanë thirrur ambasadorët respektivë pas arrestimit të tre shtetasve iranianë në Londër, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com