Aktualitet

Kush janë të arrestuarit në Durrës, sekuestrohet HEC-i, apartamenti dhe firma


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:56 - 09/11/21 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë lidhur me operacionin e zhvilluar sot në Drejtorinë e Tatimeve të Durrësit, ku u arrestuan disa pinonjës të akuzuar për ngritjen e një skeme mashtrimi me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Pas disa muajsh hetime disa persona janë vënë në pranga me urdhër të prokurorisë së Durrësit. Mësohet se gjykata ka dhënë në mungesë 10 masa sigurie, 7 me ‘arrest me burg’, dhe 3 masa ‘detyrim paraqitje’.

Deri tani janë arrestuar Regan Merdani, Enis Xhaferri, Ben Caka, Ali Agolli dhe Roland Avdo.  Masa e sigurimit personal “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” është dhënë për shtetasit: Roberto Buongiorno, 56 vjeç, lindur në Itali e banues në Tiranë. Besim Karreçi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë, Helbert Alemi, 45 vjeç, lindur e banues në Vlorë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet T.A., 47 vjeç, lindur në Kruje e banues në Kamëz dhe shtetasi A. Xh., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Këta persona kishin ndërtuar një skemë mashtrimi që konsiston në krijimin e 5 subjekteve private thuajse fantazëm me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale. Bëhet fjalë për rreth 6 milion euro detyrime të papaguara.

Nga hetimet financiare të kryera gjatë hetimit janë sekuestruar gjithashtu:
– Një shoqëri e quajtur “Alfa Nikel”, në vlerën 1,200,000 euro, në emër të shtetasit A.A.,
– Një hidrocentral me një sipërfaqe 700 m² ne Dhërmi, në emër të shtetasit A.Xh.,
– Një apartament me sipërfaqe 215 m², në emër të shtetasit Enis Xhaferi.

 

Pas