Te Fundit

Kush janë deputetët “memecë”, që vegjetojnë në Kuvend!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:27 - 29/10/15 |
b.f

 Nëse do të bënim një anketim në popull nëse u kujton gjë emri i tyre, me siguri që do të ngrinin supet në shenjë habie. Kjo jo për faj të mosdijes, por se pikërisht ky grup deputetësh i zgjedhur nga populli për të qarë hallet e tyre në parlament, ka treguar se e vetmja gjë që kanë ditur të bëjnë mirë deri tani është të ngrohin karrigen e deputetit dhe të ngrejnë verbërisht kartonin kur ua kërkon partia. Të tillë janë shumë në Parlamentin e Shqipërisë. Madje sipas apelit të deputeveve “memecë” që ka bërë Opinion. al, të tillë rezultojnë pothuajse 1/3 e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetë të ndarë në ata të bindur në proverbin “ Heshtja është flori” duke pranuar të marrin rrogën e deputetit dhe benefitetet e tij në fund të muajit dhe në  ata që edhe në të paktat herë që kanë folur, janë përgjigjur me gjuhën e drurit, siç ishte rasti i ish-deputetit Arben Ndoka apo Armando Prenga. Po kush janë deputetët më memecë të Kuvendit aktual të Shqipërisë. Ja një pjesë e tyre dhe veprimtaria në Legjislaturën aktuale të Kuvendit.

 

Eduard Bejko është deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit. i vetmi që ia ka dalë ta çojë nga karrigia e deputetit dhe ta ngjisë në foltore është Ben Blushi.

eduard bejko

 

Anila Agalliu, deputete Partia Socialiste. Përveç kësaj fotoje që tregon se është një femër e hijshme, askush nuk di të thotë se është deputete.

anila agalliu

Gledjon Rehovica, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është aktiv në portalet e qytetit e Beratit, por në Kuvendin e Shqipërisë, se ka dëgjuar kush të flasë.

gledjon rehovica

Përparim Spahiu është deputet I Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Dibrës. Shumë rrallë ngjitet në foltoren e Kuvendit. Të vetmet sinjale që tregojnë se ai është në sallë, është kur miqtë i kërkojnë favore për vajzën që ka provim të nesërmen. Si në këtë foto..

perparim spahiuPerparim Spahiu sms

Gentjan Bejko, deputet i Partisë Socialiste. Nuk flet në foltore por e vetmja herë kur iu dëgjua zëri ishte në Komisionin e Çështjeve Ligjore, kur ndoqi nga pas deputetin e opozitës Genc Strazimiri, për ta goditur, bashkë me deputetët Xhemal Qefalia dhe Armando Prenga.

gentjan bejko

Bujar Derveni, zëvendësoi ministrin Haxhinasto në Kuvend në vitin 2014. Por vetëm kaq, pasi që kur bëri betimin askush nuk e ka degjuar të flasë më.

bujar derveni

Aqif Rakipi është deputet i PDIU-së në Parlament. E para dhe e fundit herë kur I është dëgjuar zëri është në dhjetor të vitit 2013, kur thuhet se goditi me shpullë një deputet socialist duke iu drejtuar me fjalët “Mos të dëgjoj më të përmendësh emrin tim”. Dhe me të vërtetë që atë ditë askush nuk ia ka përmendur më emrin ndërkohë që vazhdon të jetë deputet.

aqif rakipi

Arbjola Halimi deputete e Partisë Demokratike. Shquhet për shijet e holla në veshje, por askush nuk ia ka dëgjuar oratorinë edhe pse profesioni i saj i parë është pedagoge.

arbjola halimi

Omer Mamo, deputet i PDIU-së. E vetmja gjë që dihet është se hyn te deputetët milionerë të Parlamentit. Por si duket pasuria materiale nuk të ndihmon të kesh edhe oratorinë si pasuri .

omer mamo

Mhill Fufi, deputet i Partisë Demokratike. E mësuam që ishte deputet kur emri i tij u lakua si një nga deputetët që ishin vendosur për tu ekzekutuar, bashkë me deputetin Tom Doshin.

mhill fufi

Irma Kopliku, deputete e Shkodrës. Ia ka dalë të dalë njëherë të vetme në foltore.

irma kopliku

 

Erjeta Alhysa, deputete e Partise Socialiste. Ka zëvendësuar Saimir Tahirin si deputete, por vështirë ti gjindet edhe një foto e vetme për të parë kush është deputetja që ka zënë vendin e Ministrit të Brendshëm në Parlament.

erjeta alhysa

 

Ylli Shehu ish deputet i Partisë Republikane që kaloi te Lëvizja Socialistë për Integrim. Biznesmen, dikur këngëtar, thuhet se pagoi shuma të mëdha për tu bërë deputet, por që e ka investuar mandatin thjesht për të qenë i pranishën të enjteve në seancë plenare, pasi nuk është parë asnjëherë të “këndojë” nga foltorja e Kuvendit.

ylli-shehu-okk

KOMENTO (3)

Shkruaj nje koment

  1. Ylli kjo esht fotoja me e bukur e jetes tende! Esht si njerezit nga fshatra te humbur qe bejn selfie me tel te marre borxh qe ta hedhin ne facebook. Ktu osht bo me ik me vrap noten,por jo nuk do ikim se kto politikan nga i pari te i fundit neve nuk na arrijn as te maja e thoit sepse jane parazite dhe jetojn me djersen tone,nuk jan dhe nuk kan qene te zote te punojn ose te mbajn familjet dhe zuren vend si deputet se punojm ne paguajm ne fundja qe ska shpetim jemi po skllever qe punojm per faraonet.

  2. Me vjen keq qe nder keta deputet te paafte paskeni renditur edhe Prof. Dr matematike sic eshte Irma Kopliku nje njeri dhe profesoresh e nderuar.

Pas