Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është populli që nuk çohet? Sqarimi i gënjeshtërt i Edi Ramës?

2018/04/01 at 2:03 PM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është populli që nuk çohet? Sqarimi i gënjeshtërt i Edi Ramës?

Mesditën e së enjtes me zë dhe figurë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një deklaratë që çuditi jo pak, duke pasur parasysh vendin dhe kontekstin ku u tha. Pas fjalës së kreut opozitar Lulzim Basha, ku i bëri thirrje qytetarëve të çoheshin për të protestuar kundër tarifës së rrugës së Kombit, e cila e pranuar ditën e sotme edhe nga vetë zoti Rama është mjaft e lartë.


Deklarata e Ramës në parlament shkaktoi një debat të madh mediatik, ku të shumta ishin edhe reagimet e Opozitës.

“Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu-ngrihu por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë. Është poezi që e di doktori, e di mirë ai këtë punë (duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha)“, tha Kryeministri.

Paralelizmi të cilin Rama bëri për popullin e tij është i qartë dhe nuk i lë shumë vend imagjinatës, për të mos diskutuar pastaj se sa etike është të nxirren këto fjalë nga një kryeministër në foltoren e parlamentit.

Paraditen e sotme zoti Rama doli në një konferencë për gazetarët, ku foli gjerësisht për debatin e tarifës në rrugën e Kombit, ku dha edhe sqarime për kontratën mes qeverisë dhe kompanisë koncensionare.

Gazetarja e Top Channel, në fund të konferencës e pyeti Edi Ramën edhe në lidhje me shprehjen e famshme, por sqarimi që bëri Rama ra disi në kontraditë me atë çfarë tha në parlament.

Gazetarja – Nuk besuat në seancë plenare që do të kishte protestë, dhe besoj e keni parasysh për cilën shprehje bëhet fjalë. Që nuk do të ngriheshin në protestë qytetarët. Dhe dje ata u ngritën në protestë, ndoshta edhe për shkak të një dështimi në komunikimin tuaj me qytetarët, duke tentuar të shkëlqeni në komunikim me kundërshtarin politik.

Rama – Shpjegimet e mia mund të kenë qenë të pamjaftueshme, e thash vetë dje, nuk e mohoj këtë gjë. Por për shprehjen në fjalë, ajo ka qenë krejt pa lidhje me këtë rast të posaçëm. Ka qenë e lidhur me thirrjen për revolucion, ngritjen në revolucion. Se kemi kohë që shikojmë aspiratën për revolucion.

Duke pasur parasysh që në parlament tema e diskutuar ishte specifike, natyrshëm lind pyetja, mos vallë protesta e qytetarëve të Kukësit bëri që kryeministri Rama të përgjithësonte një shprehje të personalizuar në një farë mënyre?

Në parlament kemi një kryeministër plotë me vetëbesim gati  edhe cinik, ndërsa 4 ditë më vonë, pasi populli vërteton që di të çohet, Rama e kap deklaratën në një tjetër prizëm. Megjithatë të vërtetën e kësaj deklarate e di vetëm zoti Rama./Opinion.al

E.Sh

Etiketa: komentramasqarim


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Si reagoi Kejvina kur Rasheli po interpretonte kërcimin provokues

Si reagoi Kejvina kur Rasheli po interpretonte kërcimin provokues

‘Dieta e gjarprit’ po i fikson të gjithë, shikoni si funksionon

‘Dieta e gjarprit' po i fikson të gjithë, shikoni si funksionon

Basha dënon ashpër arrestimet në Kukës: Rama po zhvat qytetarët për të mbuluar vjedhjen e 200 milionë eurove

Basha dënon ashpër arrestimet në Kukës: Rama po zhvat qytetarët për të mbuluar vjedhjen e 200 milionë eurove
















TE FUNDIT

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte
9 Tetor, 2025

Pas përfundimit të mbledhjes së gjyqtarëve, Sandër Simoni ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka zbardhur detaje nga mbledhja....

Lexo më shumë

Dhunoi avokatin avokatin në Fier, arrestohet 49-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
9 Tetor, 2025

Një grua 49-vjeçare është arrestuar nga policia në Fier, pasi ka goditur një avokat. Policia thotë se ka arrestuar në...

Lexo më shumë

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv
9 Tetor, 2025

Pengjet izraelite mund të lirohen që të dielën, sipas planit të Donald Trump për fundin e luftës në Gaza, dhe...

Lexo më shumë

Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet

Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet
9 Tetor, 2025

Pas mbylljes së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se deputetët e PD ofenduan ministrat në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com