Kronikë

Kush e nxori në pritë Ismet Çekorjan? Dikush e thirri për të dalë nga shtëpia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:37 - 02/09/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur sot në Shkodër, ku mbeti viktimë 57-vjeçari Ismet Çekorja.

Sipas “ABC”, Çekorja është thirrur nga dikush për të dalë nga shtëpia, dhe sapo ka dalë është ekzekutuar.

Deri më tani ende nuk është e qartë nëse personi që e ka thirrur është edhe ekzekutori i tij. Ndërkohë, policia ende nuk e ka identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje.

Ismet Çekorja është babai i Bajrma Çekorjas, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët që i bënë atentat Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit.

Lidhur me atë ngjarje 57-vjeçari Ismet Çekorja, do të deklaronte katër ditë më parë se i biri nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen dhe se ishte i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij./ Opinion.al

Pas