Rajoni

Kryeministrja e Serbisë do të vizitojë Kosovën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:45 - 02/09/22 |
Opi Nion

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, pritet të vizitojë Kosovën më 5 shtator.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për këtë vizitë.

“Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Sipas njoftimit që e ka bërë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Bërnabiç do të realizojë një vizitë një ditore në komunat veriore të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç.

Sipas këtij njoftimi, në vizitë do të jetë edhe Petar Petkoviç, drejtor i kësaj zyreje.

“Kryeministrja do vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës… Pas kësaj ajo do të bëjë një vizitë te Manastiri i Banjskës në Komunën e Zveçanit”,-thuhet në njoftim.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se vizita e Bërnabiqit ishte lajmëruar të enjten, 72 orë para vizitës “sipas marrëveshjes për vizita zyrtare”.

Pas