Rajoni

Kurti telefonatë me Blinken, në fokus emigrantët afganë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:54 - 06/09/21 |
Opi Nion

Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar një telefonatë me sekretarin e shtetit amerikan, Antony Blinken. Në një status në “Twitter”, Kurti ka thënë se është biseduar për pranimin e afganëve në Kosovë, duke shtuar se do t’iu ofrojë ambient të sigurt.

Më tej kryeministri i Kosovës u shpreh se aleanca mes Kosovës dhe Amerikës, është e palëkundur.

“Vlerësimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi Kurti.

Autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth 2,000 shtetas afganë të cilët kanë punuar me Shtetet e Bashkuara dhe me shtetet anëtare të NATO-s.

 

Kurti Tw

Pas