Kryesore

Kurti-serbëve të Kosovës: Ndërroni targat, trashëgimia e Millosheviçit synon …



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:33 - 01/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në gjuhën serbe ka ripërsëritur thirrjet për banorët serbë në Kosovë që të konvertojnë targat nga “KM” në “RKS”.
Kurti njofton se nga sot e deri më 31 tetor, për gjithsej 61 ditë në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do ta zhvillojmë procesin e konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

“Nga sot e deri më 31 tetor, për gjithsej 61 ditë në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do ta zhvillojmë procesin e konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. Në Kosovë janë gjithsej 401.945 vetura me targa RKS. Prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen përbëjnë vetëm rreth 2% të tyre. Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që t’i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro”, thotë Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës ndër të tjera theksoi se targat e lëshuara nga Serbia me shkurtesat e qyteteve kosovare janë trashëgimi e regjimit të Millosheviçit.
“Kjo trashëgimi është barrë që nuk do të duhej ta mbani ju. Përveç kësaj, ajo po synon të ju mbajë në të kaluarën dhe të izoluar”, deklaroi Kurti.

Pas