Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Jam për dialog me Serbinë, prioritet përmbajtja e marrëveshjes

2020/02/15 at 3:20 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti: Jam për dialog me Serbinë, prioritet përmbajtja e marrëveshjes

Kryeministri Albin Kurti ka folur nga Mynihu për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duke thënë se është mirë të ndodhë shpejt, por shpejtësia nuk duhet t’ia zë vendin prioritar përmbajtjes.


Ai tha se është për një dialog me parime dhe në konsultim me të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Unë nuk jam kundër dialogut, por jam për dialog të përgatitur mirë dhe me parime. Jam konstruktiv me një dialog që na shpie në marrëveshje dhe që është mjaftueshëm që të mos sabotohet as nga brenda as nga jashtë. Tani ne kemi legjitimitetin e freskët, por kjo nuk mund të thuhet edhe për Serbinë, ata i kanë në fund të prillit zgjedhjet, mbase kur ata t’i përfundojnë zgjedhjet dhe t’i përfundojmë këto marrëveshjet e deritanishme. Pastaj, të bisedojmë edhe me Brukselin, Berlinin, Parisin dhe me ëashingtonin për një kornizë që na e bën dialogun konstruktiv dhe marrëveshjen e drejtë”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se marrëveshja aq më shpejt është aq më mirë, por përmbajtja është prioritet mbi gjithçka tjetër.

Sipas tij, reciprociteti është parim normal i marrëdhënieve bilaterale.

“Ne do ta heqim taksën, por se ta vendosim parimin e reciprocitetit. Qytetarët më 6 tetor na kanë votuar për këtë gjë. Në program e kemi kur u votuam më 3 shkurt si kabinet qeverisës, do ta zbatojmë me planin e punës së qeverisë”, ka thënë ai.

Kurti në një intervistë për Dë tha se në këto ditë të para të punës është i fokusuar në procesin e zvogëlimit të ministrive dhe formimit të stafit të ri.

“Duhet ta keni parasysh që kjo është dita e 11-të e punës sime dhe krejt çfarë kam arritur të bëj është që të kemi një lloj plani për zvogëlimin e 21 ministrive dhe s’e kam caktuar as gjysmën e zëvendësministrave e të stafit. Tash do të kemi një ushtrues të ri të drejtorit të doganave dhe na duhet ca përgatitje për ta zbatuar reciprocitetin”, ka thënë ai.

I pari i ekzekutivit kosovar që për herë të parë u përballë me presidentin serb në një tryezë tha se Aleksandar Vuçiç u shpreh me nervozizëm për shkak të qëndrimeve të tij të njohura.

“Kjo konferencë në përgjithësi ishte me rregullat e Chatham House Rules. Nuk mund të flas konkretisht për përmbajtjen, por u ndje një trysni të madhe meqë kishte edhe media serbe dhe Vuçiç u shpreh me nervozizëm, qëndrimet e mia janë të mirënjohura”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri foli edhe për unifikimin e qëndrimeve me presidentin Hashim Thaçi duke thënë se është i gatshëm për këtë sepse Kosova nuk duhet t’i ketë dy politika të jashtme.

“Nuk e di se sa mund t’i unifikojmë qëndrimet, por unë shpreh vullnetin dhe interesimin tim që të mos kemi dy apo më shumë politika të jashtme të Kosovës. Edhe Trump kur i pati dërguar letrën Thaçit, vitin e kaluar, ka thënë se Kosova duhet të flasë me një zë të unifikuar dhe të bashkuar. Mendoj që këtë duhet ta bëjmë sa më parë. Ndoshta nuk është mirë që nuk u takuam para se të vijmë këtu, por do të kemi kohë që të takohemi pa problem”, shprehet ai.

Kurti mund të mos pajtohet për shumë çështje me presidentin, por ai mendon ngjashëm sa i përket inciativës së Mini-Schengenit.

“Mendoj se është mirë që sa më parë Mini-Schengeni të inkorporohet në procesin e Berlinit. Ky është një proces që merret me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të mos kemi diku katër shtete e diku gjashtë, por siç e ka projektuar kancelarja Merkel. Unë nuk kam asgjë të keqe dhe dua që Kosova dhe Shqipëria të integrohen dhe bashkohen sa më shumë, të bashkëpunojnë në secilin fushë. Dallimet janë të tejkalueshme dhe takimi me kryeministrin Edi Rama është ndër takimet më të mira të dy-tre viteve të fundit me të”, ka përfunduar ai./ Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
Bota

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

17 Qershor, 2026 4:39 pm
Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
Kryesore

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

17 Qershor, 2026 3:42 pm
Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
Bota

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

17 Qershor, 2026 2:59 pm
Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit
Sport

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit

17 Qershor, 2026 1:39 pm
Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues
Aktualitet

Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues

17 Qershor, 2026 1:34 pm
Mbyllja e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur
Aktualitet

Mbyllja e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur

17 Qershor, 2026 1:32 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump: Pa mua dhe Amerikën nuk do të kishte Izrael

17 Qershor, 2026 12:57 pm
SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë
Kronikë

SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

17 Qershor, 2026 12:33 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama për protestën: Kështu vepruan lëvizjet ekstremiste në Europën e paraluftës

17 Qershor, 2026 12:30 pm
Sekuestrohen 16 tonë fanella false të Kampionatit Botëror, 95 persona në pranga
Sport

Sekuestrohen 16 tonë fanella false të Kampionatit Botëror, 95 persona në pranga

17 Qershor, 2026 12:26 pm
Para
Konferenca e Sigurisë/ Rama tregon gafën e Francës para Macron

Konferenca e Sigurisë/ Rama tregon gafën e Francës para Macron

Nuk ka më dyshime çifti i njohur është kthyer bashkë

Nuk ka më dyshime çifti i njohur është kthyer bashkë

VIDEO/ Pamjet e para nga filmi i ri Batman

VIDEO/ Pamjet e para nga filmi i ri Batman
















TE FUNDIT

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
17 Qershor, 2026

Forcat izraelite raportohet të kenë kryer sulme të reja në jug të Libanit, pavarësisht kritikave të reja nga presidenti amerikan,...

Lexo më shumë

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
17 Qershor, 2026

Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me...

Lexo më shumë

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
17 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri shaka në samitin e G7 në Evian, kur ishte rreth një orë me vonesë...

Lexo më shumë

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit
17 Qershor, 2026

Klubi i Vllaznisë do të duhet të përballet me një gjobë të majme për shkak të sjelljes së spektatorëve. “KF...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}