Kryesore

Kurti dorëzon aplikimin për anëtarësimin në BE: Ditë historike për popullin e Kosovës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 15/12/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka dorëzuar aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian në Republikën Çeke, vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Ceremonia është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë, ndërsa aplikimin Kurti ia ka dorëzuar ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulash Bek.

Kurti, në konferencën për media para dorëzimit të aplikimit, e quajti këtë të enjte “ditë të jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë”.

“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim”, deklaroi Kurti.

Ndërkaq, ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Mikulash Bek, tha se e mbështet Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

“Vlerësojmë dhe çmojmë arritjet e Kosovës deri më tani. Ne po e plotësojmë një nga prioritetet e presidencës sonë (të BE-së), sepse në gjashtë muajt e fundit u kemi dhënë vëmendje të jashtëzakonshme çështjeve që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor”, theksoi Bek.

Pas