Kronikë

Kurbin/Babai qëllon me armë zjarri në drejtim të djalit, arrestohet nga policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:44 - 31/12/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e mundshme kriminale, brenda familjes, është parandaluar në Kurbin.

Uniformat blu informojnë se është kapur dhe arrestuar një shtetas që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të djalit të tij, por pa i shkaktuar lëndime.

Ndërsa është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, e cila mbahej nga autori i ngjarjes në banesë, por pa leje.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferr-Shkopet, Kurbin. Gjithçka ka nisur pas një konflikti familjar, ku më pas babai ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të djalit të tij.

Mësohet se pas disa orësh ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit P. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë zjarri në drejtim të djalit të tij, shtetasit L.G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, pa i shkaktuar lëndime”-njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas