Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur nuk do të ekzistojë më Maqedonia?

2017/03/02 at 6:42 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush po i çon Ambasadorët në mbledhjet e partive?

Nga Blendi Fevziu –


Vullnetet politike testohen në momente delikate. Deklaratat vihen në provë kur vjen momenti për t’i konkretizuar ato. Ajo që po ndodh në Maqedoni, është as më shumë dhe as më pak, rrënimi i një filozofie politike që dukej se ishte pranuar nga të gjithë. Eshtë rrënimi i një Maqedonie multietnike me bashkëjetesën e shqiptarëve dhe maqedonasve në bazë të saj. Ajo që ka ndodhur dje në Maqedoni nuk është thjeshtë shkelje e kushtetutës; nuk është as grusht shteti siç e ka quajtur Zaev; nuk është as një manovër politike për të favorizuar partinë votat e së cilës kanë sjellë presidentin në atë zyrë. Jo! Ajo që ka ndodhur dje në Maqedoni, është vërtetimi se 16 vitet e Marrëveshjes së Ohrit kanë qenë thjeshtë një fasadë. Rrëzimi i kësaj fasade ka risjellë në skenë urrejtjen ndaj shqiptarëve dhe paaftësinë e Maqedonasve për t’i pranuar këta të fundit si qytetarë të barabartë dhe vendimmarrës në Maqedoni.

Dje, Presidenti i Maqedonisë Ivanov, ka deklaruar se nuk do t’i japë mandatin për qeverisje Zoran Zaevit, pasi pranimi nga ana e tij e platformës shqiptare cënon sovranitetin e vendit.

Sipas mediave, Ivanov tha se me platformën shqiptare, Maqedonia është shantazhuar, se me të është rrezikuar uniteti dhe sovraniteti i vendit, nga një dokument paszgjedhor i partive politike shqiptare i nënshkruar në Tiranë pas bisedimeve me Edi Ramën. Sipas Ivanov, ky dokument ka futur në një krizë edhe më të madhe vendin, duke vënë në pikëpyetje themelet e interesave të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Ai ka shtuar se për sa kohë që do të jetë në krye të vendit, nuk do të mandatojë një qeveri që angazhohet, ose ka në program cënimin e pavarësisë së Maqedonisë.

Në fakt deklaratën e Ivanovit, përveç një paranoje, ka pak ose aspak vërtetësi. Në çdo krizë në Maqedoni Tirana zyrtare, pavarësisht qeverive të majta apo të djathta, ka luajtur rol moderator. Ajo nuk e ka fshehur që ka pasur dy parime: stabilitetin e Maqedonisë si një shtet multietnik dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve. E padyshim prosperitetin e tyre. Shqipëria nuk ka përkrahur në asnjë rast dizintegrimin e Maqedonisë dhe e ka konsideruar jo serioze këtë gjë edhe kur propozimi ka ardhur nga Shkupi politik.

Në rastin e fundit, Shqipëria nuk ka qenë larg qëndrimi që ka mbajtur BE dhe SHBA për zhvillimet në Maqedoni. Nëse Shqipëria ka luajtur një rol, ai ka qenë thjeshtë konsultues dhe me dëshirën që faktori shqiptar të jetë i unifikuar në kërkesat që shkojnë në favor të shqiptarëve atje. Kjo është minimalja dhe detyrimi bazë që Republika e Shqipërisë, si një shtet me një histori 105 vjeçare ka ndaj bashkëkombasve të saj që jetojnë në Republikën 25 vjeçare të Maqedonisë.

Rasti i fundit nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë. Presidenti Ivanov dëshmoi se shqiptarët janë konsideruar në Republikën e Maqedonisë, si një dekor. Ata nuk janë parë kurrë si një element shtetformues, por një element plotësues sa për të zbukuruar sfondin e partive maqedonase. Për këtë padyshim ka ndikuar edhe fragmentarizimi politik i vetë shqiptarëve atje. Tani që Shqiptarët janë bashkuar për të vendosur se kush do ta qeverisë Maqedoninë; pra që kanë marrë realisht në dorë fatet e tyre, ata janë parë si një kërcënim për stabilitetin dhe sovranitetin e Maqedonisë. Pra sipas Ivanov, qeverisja në Maqedoni duhet vendosur vetëm nga Maqedonasit dhe më pas janë këta që marrin si garniturë në qeveritë e tyre shqiptarët. Por nëse shqiptarët luajnë realisht balancën e qeverisë kjo nuk pranohet. Në të njëjtën frymë ka qenë edhe deklarata e Gruevskit që preferoi Zaevin në vend të shqiptarëve. Propozimi që t’i bashkohej me Zaev vetëm që shqiptarët të mos kishin peshë në krijimin e qeverisë vijon në të njëjtën llogjikë. Ai beson se Maqedonia është një republikë e Maqedonasve dhe vendos tezat nacionaliste mbi dallimet ideologjike.

Për fat të keq, nuk ka dhe nuk ka për të pasur një Qeveri maqedonase pa shqiptarët sepse vetëm atëherë, pra vetëm nëse partitë maqedonase do tentojnë t’i nxjerrin shqiptarët jashtë ekzekutivit, do të kërcënohet realisht sovraniteti i Maqedonisë. Vetëm në ato rrethana, Maqedonia nuk do të ekzistojë dhe nuk ka pse të ekzistojë. Maqedonia ose do të ekzistojë si një shtet multietnik, ose nuk do të ekzistojë fare. Ajo nuk mund të ekzistojë kurrë si një shtet i maqedonasve, ku shqiptarët janë si shoqëruesit e nuses që i ndjekin ata nga pas!

Blendi Fevziu

Etiketa: GruesvskiIvanovmarreveshja e shqiptareve te maqedonisemarrveshja e ohritrepublika e maqedoniseshqiptaret e maqedonisetirana zyrtare per maqedonisezaev


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Mashtrimi kompjuterik, si iu vodhën 2.5 mln euro 50 biznesmenëve shqiptarë

Mashtrimi kompjuterik, si iu vodhën 2.5 mln euro 50 biznesmenëve shqiptarë

Mos i bëni më këto pesë gabime pasi ushqeheni, ndikojnë keq në shëndet

Mos i bëni më këto pesë gabime pasi ushqeheni, ndikojnë keq në shëndet

Super Mario e mbledh mendjen, drejt martesës me këtë super “bombë”

Super Mario e mbledh mendjen, drejt martesës me këtë super “bombë”
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}