Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kume: Sjellja e presidentit ndaj të drejtës kushtetuese, është normale

2018/11/06 at 4:49 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Kume: Sjellja e presidentit ndaj të drejtës kushtetuese, është normale

Ish-kreu i KQZ-së, eksperti për çështjet ligjore, Kristaq Kume foli për “standard” për çështjen e fundit të shumë debatuar mbi vendimin e Presidentit Meta për mos dekretimin e kandidatit të propozuar nga kryeministër për ministër të Brendshëm. Kume po ashtu sqaroi se kjo çështje nuk mund të zgjidhet përmes delegimit të të drejtave të minsitrit tek zv.ministri, sic propozoi dje kryeministri Rama në grupin parlamentar. Po ashtu Kume foli mbi ngërçin në KQZ, ku ka folur për “keqshërbim të kodit” dhe “përdhunim” i tij.


Nisur nga pikëpamja ligjore e kushtetuese, cili është mendimi juaj, lidhur me vendimin e Presidentit Meta për mos dekretimin e kandidaturës së propozuar nga Kryeministri për ministër të Brendshëm?

Per mendimin tim e gjithë proçedura e nisur më le përshtypjen, ndjesinë e një procedurë të përshpejtuar paargument, e cila si e tillë paragjykon vendimin që mund të marrin institucionet përkatëse që përfshihen me rastin e emërimit dhe shkarkimit të anëtarëve të këshillit të ministrave. Kjo sepse sipas nenit 98 të Kushtetutës, ministri emërohet dhe shkarkohet nga president i Republikës me propozim të kryeministrit brenda shtatë ditëve. Emërimi i një ministri ose procedurat për emërimin e një ministri nuk ruhen dhe duhet të fillojnë vetëm atëherë kur në postet përkatëse krijohet një vakancë, që do të thotë për rastin konkret, pasi presideni i Republikës ka dekretuar propozimin e kryeministrit për shkarkimin e ministrit të brendshëm, vakanca krijohet vetëm kur, ky dekret i presidentit të Republikës miratohet nga kuvendi i Shqipërisë. Pas kësaj lind e drejta kryeministrit që të propozojë kandidatin tjetër për postin e ministrit të brendshëm. Në të kundërt, ashtu sic praktikisht u veprua , është supozuar që rrjedha e gjërave do të shkojë ashtu siç e mendua nga kryeministri, pra presidenti do ta dekretojë dekretin, do të kryehet vakanca e kështu më radhë. Fakti që presidenti i Republikës, siç e kërkon kushtetuta brenda 7 ditëve duhet të shprehi edhe për emërimin, dhe ndërkohë ne kemi deklaratën e tij që nuk ka bindje për kandidatët e propozuar nga kryeministri dhe asnjë argument tjetër, arsyet pse nuk e ka bindjen, e vështirëson shumë gjykimin e faktit nëse është i drejtë apo jo një pozicionim i tillë i presidentit Meta.

Ndërkohë që për mendimin tim, sjella e presidentit të Republikës ndaj kësaj të drejtë kushtetuese, duke mos e lexuar këtë të drejtë kushtetuese si sjellje të një noteri, për mendimin tim është normale. Nga ana tjetër edhe kjo që sapo thashë, duhet pranuar me rezerva për sa kohë që ne nuk kemi një interpretim të gjykatës kushteutese për situata të tilla. Ç’bëhet nëse presidenti Meta nuk shprehet me dekret brenda shtatë ditëve, quhet i miratuar apo jo propozimi, këtë unë s’di ta them. Këtë duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese, pra jemi në kushtet kur në mungesë të dakordësive apriori për vendimarrje të mëdha midis institucioneve, gjetja e zgjidhjeve vështirësohet për sa kohë që nuk kemi një gjykatë kushtetuese, në ketë raste mendoj që nuk është e këshillueshme sjellja e cila prodhon, siç thotë populli karshillëk ndaj njëri tjetrit, por është gjetja e zgjidhjes, që të jetë sa më e pranueshme për palët, dhe në përgjithësi sa më e pranueshme për objektin që ne kemi. Pra pasjen e një ministrie të brendshme sa më efektive dhe në shërbim vetëm të ligjit. Problemi nuk zgjidhet edhe duke emëruar të propozuarit për ministër, si zëvëndës ministër dhe pastaj delegimi i të drejtave te ky person, tek ky zëvëndësministër i të drejtave të kopetencave të ministrit, sepse nuk ka institucion referuar ligjit, që ta realizojë këtë delegim. Delegimin mund ta bëjë sipas kodit proçedures administrative mund ta bëjë vetëm ministri. Pra theksoj, duhet të bisedohet dhe të gjendet zgjidhja sa më afër dhe në plotësim të kërkesave të kushtetutes dhe të ligjit. Në kundërtën zgjidhja do të jetë jo efektive dhe jo afatgjatë.

Cili është mendimi juaj për ngërçin total të Gjykatës Kushtetuese dhe sa sipas jush ndikon në çështjen e mësipërme?

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka si pasojë të saj mosfunksionimin normal të shtetit ligjor i dha efektet e para të dukshme dhe të prekshme. Ne patëm mundësinë për të gjetur zgjidhje kushtetuese për problemin që sapo folëm. Mungesa e kësaj gjykate, është shkaktuar si rezultat i reformës në pushtetin gjyqësor dhe është një faturë që jemi duke e paguar. Ajo që besojmë dhe presim të realizojmë nëpërmjet reformës në sistemin gjyqësor të mund ta justifikojë ketë periudhë kalimtare me probleme në sistemit gjyqësor, jo vetëm në gjykatën kushtetuese ose gjykatën e lartë dhe kështu me radhë.

Sa sipas jush është në frymën e Kushtetutës që një Gjeneral në rezervë të jetë edhe ministër i Brendshëm?

Një qytetar që plotëson kushtet që duhet të plotësojë deputeti i kuvendit të Shqipërisë, mund të caktohet në detyren e ministrit. Edhe në rastin kur ka qënë ushtarak në gradë madhore, por tashmë është në liri. Nuk mund të caktohet në qoftë se është efektiv i forcave ushtarake. Pra nuk mund të ketë kufizimi përveç se ato që duhet të merren në konsiderate kur zgjidhesh deputet. Nëse plotëson kushtet e tjera kjo nuk përben asnjë problem.

Po lidhur me situatën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve? Mazhoranca ka votuar dy kandidatët e propozuar prej saj në Parlament e ndërkohë opozita ka kritikuar këtë vendim..

Krijimi i katër vakancave në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve do të thotë që ky institucion u fut në procesin e ripërsëritjes së tij, e cila duhet të bëhet në përputhje me kërkesat e kodit Zgjedhor, në përputhjen e parimit, sipas të cilit ky kod parashikon të ndërtohet KQZ, si një komision më përfaqësim dhe ballancim të plotë politik, mazhorancë-opozitë, tre me tre. Që do të thotë të konsiderosh sot, ku ka filluar proçedura e ripërtëritjes së këtij komisioni, kryetarja e komisionit qendrore të Zgjedhjeve si, pjesë e anëtarsisë së këtij komisioni që i takon opozitës do të thotë e pakta që të mos e lexosh fare nenin përkatës të kodit zgjedhor, të mos ta konsiderosh, këtë nen ku parashikon që kryetari i komisonit Qendor të Zgjedhjeve, të zgjidhet si i tillë me një procedure në të cilen nuk përfshihet partitë politike. Që do të thotë baraspesha politike në këtë komision, vetëm atëherë kur tre anëtarë janë të opozitës dhe tre anëtarë të mazhorancës. Kjo ishte dashur të bëhej. Me atë që është bërë deri tani, e cila u bë me arsyetimin që ndër katër veta me katër vakanca do të jetë e balancuar dy me dy, për mua është vetëm një keqshërbim i kodit dhe përdhunim i tij, sepse dihet se nëse do të veprohet kështu, opozita do të ketë dy dhe mazhoranca do të ketë katër anëtare në këtë komision./E. Ndoja-standard.al



Ju sugjerojmë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin
Aktualitet

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

13 Korrik, 2026 4:03 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
Para
Dervish Hima–Gazetarit në Bukuresht:Shqiptarët do të shpallin pavarësinë

Dervish Hima–Gazetarit në Bukuresht:Shqiptarët do të shpallin pavarësinë

Dafina Zeqiri poston fotografinë e Noizyt, në natyrë e pranë zjarrit

Dafina Zeqiri merr vendimin e madh, ka lidhje me Noizyn!

Moti/ Viti nis me shi e borë

Surprizat e motit, çfarë na pret nesër, mësoni si do jenë temperaturat!
















TE FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}