Bota

Kukësi humb 0-4 me Volfsburgun, Tirana e vetme në Europë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:10 - 17/09/20 |
Al Do

Kukësi ka humbur 0-4 ndaj Volfsburgut duke u larguar kështu nga rruga drejt Europa League.

Ashtu siç ishte parashikuar, gjermanët rezultuan tepër të fortë për verilindorët.

Pjesa e parë u mbull me rezultatin 0-2 pas golave të realizuar në minutën e 21’ dhe 33’.

Kukësi pati mundësinë e artë të ngushtonte shifrat por Rroca gaboi nga pika e penalltisë.

Pjesa e dytë foli sërish për Volfburgun i cili arriti të shënonte edhe dy herë të tjera në fund të takimit.

Kukësi i bashkohet kështu Laçit dhe Teutës si ekipi i tretë shqiptar që skualifikohet nga aventura elektorale.

Tashmë në lojë mbetet vetëm Tirana e cila pritet të njohë kundërshtarin e radhës për fazën e play-off./ Opinion.al

Pas