Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kufomës i mungonte zemra, e motra: Mjekët spanjollë vranë vëllain tim

2021/02/03 at 8:38 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kufomës i mungonte zemra, e motra: Mjekët spanjollë vranë vëllain tim

Saimir Sula, 31-vjeç ndërroi  jetë në një spital të Spanjës në maj të vitit 2020. Pas mbërritjes së kufomës në Shqipëri, Instituti i Mjekësisë Ligjore, në kryejen e autopsisë konstaton mungesën e e zemrës në trupin e të ndjerit.


Majlinda Sula, motra e viktimës ngre dyshime lidhur me atë çfarë ka ndodhur me të vëllanë, ndërkohë që autorietet shqiptare kanë nisur tashmë një hetim. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, përmes një letër porosie iu është drejtuar organeve kompetente spanjolle, lidhur me procedimin që mban datën 9 tetor 2020, për vepren penale “Shitblerja e paligjshme e organeve”.

Në një intervistë për Neës 24, ka treguar se i vëllai ka shkuar në spital me tepemraturë si një pacient i dyshuar për Covid, ndërsa testi i ka dalë negativ.

Ndërsa ka shkuar në spital e telefonuar nga mjekja, me mendimin se i vëllai do të kthehej në shtëpi, Majlinda ka zbuluar se Saimiri kishte ndërruar jetë.

“Ne menduam që vëllain tim e kanë vrarë në spitalin e Spanjës. Dyshuam për këtë dhe kërkuam një autopsi të dytë, nuk lejuam që ai të varrosej pa iu bërë një autopsi nga mjekët në Shqipëri. Kështu që bëmë një kallëzim në mjekësinë ligjore në Shqipëri dhe para varrimit u bë autopsia dhe pastaj u varros”.

INTERVISTA E PLOTË:

Nga ju lindi ky dyshim?

Vëllai im ishte 31 vjeç, nuk kishte probleme me zemrën. Gëzonte shëndet të mirë, nuk ka pasur asnjëherë probleme me mushkëritë. Javën e fundit filloi të pinte cigare dhe një ftohje e lehtë, por nuk ishte për të ndërruar jetë. Thjesht ishte temperatura 38 dhe ne ishim shumë të bindur që aty ndodhi diçka jo normale. Dyshimi na detyroi.

Kishte ndonjë shenjë të dukshme në trupin e vëllait?

Jo. Kur hyra në spital, pa kaluar as 20 orë, më merr në telefon doktoresha me mbiemrin Petit e më thotë ‘hajde’. Mendova se po shkoja ta merrja, kishin kaluar 20 orë, prova u bë, doli negativ. Ajo më erdhi duke qarë, më tha që ka ndërruar jetë, tha nuk e di pse, ndoshta kam bërë ndonjë gabim. Atëherë fillova të bërtisja dhe vetëm pas disa minutash, kur po mundohesha të kuptoja çfarë ndodhi, e pyeta se çfarë gabimi bëri dhe ajo më tha që ‘nuk kam bërë asnjë gabim, nuk e ke dëgjuar këtë nga unë’. I thashë që e vrave vëllain tim dhe për këtë do më japësh llogari. Ne e çuam vëllain në spital, e çutën pa bërë provën te reparti i Covid-it. Tamponi i doli negativ, ekografia e mushkërive doli mirë. Pastaj nuk e kuptuam pse. Te kartela, ku shkruhet gjithçka, thuhet që u agjitua dhe i bëmë një gjilpërë, sapo i bëmë gjilpërën, pas pak sekondash, i pushoi zemra. Pastaj, thuhet vdekje e panjohur.

A patët komunikime me të?

Më telefonoi diku nga ora 11, ne shkuam në spital në 23 të natës. Në mëngjes më telefonon infermierja, më thotë që është pak i agjituar dhe i thuaj të qetësohet se do i bëjmë ekografinë e mushkërive. Vëllai e merr telefonin dhe më thotë “Majlindë po më vrasin, nuk kam Covid, më nxirr nga këtu”. Unë shkova te spitali dhe iu thashë ta nxirrnin vëllain, se nuk ka arsye të rrijë këtu. I lutem asaj vajzës te spitali, se nuk më linin të futesha, ta nxirrnin vëllain, se nuk kishte arsye pse të rrinte. Qëndrova disa orë te dera e spitalit, kur më merr doktoresha dhe më thotë se ka ndërruar jetë. I thashë doktoreshës që dua të di vërtet çfarë ndodhi me vëllain. I kërkova ta dërgonin për autopsi aty dhe e dërguan, por Spanja ka tre lloj autopsi dhe deri më sot nuk kanë dalë përgjigjet. Nga të dhënat e para thuhet se është arrest kardiak, shkaku i vdekjes i panjohur.

Për çfarë kishit dyshime ju?

Sepse ishte shumë mirë, morëm ambulancën, se nuk donte të shkonte në spital, por ai ecte me këmbët e veta. Unë jetoja me të 24 orë, nuk është se nuk e njihja vëllain. Nuk kishte asnjë lloj problemi. Kur hyra në spital, doktoresha Petit më tha ‘më fal, ndoshta kam bërë ndonjë gabim’, por kur e pyeta më pas më tha që ‘nuk kam bërë asnjë gabim, absolutisht ti nuk e ke dëgjuar këtë’. Në Spanjë nuk mund të ndiqnim një proces penal, pas pasur shkaqet.

Çfarë kanë konstatuar mjekët ligjorë në Shqipëri?

Nuk ka pasur mjaftueshëm gjak, thonë mjekët shqiptarë. Mjekët thonë që duke mos qenë organi kryesor, mungonte zemra, nuk mund të thuash që ka vdekur nga arresti kardiak. Nuk mund ta jap shkakun.

Vëllait tuaj i ishte hequr zemra…

Ekspertimi i mjekësisë ligjore në Shqipëri thotë kështu, mungesë zemre. Autoritetet këtu thonë se kjo është një temë për trafik organesh dhe po bëhen hetimet.

A keni bërë ju kallëzim penal apo keni kërkuar hetim në Spanjë?

Akoma jo, se nuk kanë dalë të gjitha përgjigjet. Po presim. Tani ka shkuar letërporosia në Spanjë dhe ata do ta kenë kuptuar. Ndoshta këto ditë edhe ata do ta nxjerrin autopsinë finale.

Kur udhëtoi Saimir nga Shqipëria drejt Spanjës dhe për cilat arsye?

Udhëtoi në muajin shkurt të vitit 2020. Në vitet e fundit ai ka ardhur, ka ikur, jetonte sa këtu, sa në Barcelonë. Herën e fundit që erdhi ishte shkurti i 2020.

Nga shkurti deri në maj a shfaqi ndonjë problem shëndetësor?

Saimiri pinte antipsikotikë, kishte probleme. Mund ta shtronin në spital, por duke qenë se ishte situata e Covid-it, kur s’ka vende në spital, ata bëjnë një shtrim në shtëpi, ku mjeku vjen çdo ditë për të përcaktuar dozën. Kishte pak probleme me shëndetin mendor, nganjëherë në muaj e kapte, por që duhet të bënte këtë trajtimin. Ai kishte një shtëpi, kishte një familjar që kujdesej për të, kishte një mjek, dhe nuk kishte arsye pse të qëndronte në spital Covid-i. Atje ku na çuan nuk e di fare pse, sepse këtu ndahen me zona, dhe ne kishim një zonë tjetër.

A prisni drejtësi nga autoritetet shqiptare?

Absolutisht që pres nga institucionet e Shqipërisë që të zbardhet ngjarja dhe të kuptojmë ç’ndodhi vërtet dhe ç’u bë zemra e vëllait.

Si janë sjellë autoritetet në Tiranë karshi rastit? Cili është dyshimi juaj kryesor për ngjarjen?

Ne jemi shumë të shokuar, nuk e dimë pse ka ndodhur kjo lloj gjëje, nuk e dimë ku mund të ketë përfunduar zemra e vëllait. Nuk mendoj se ka pasur neglizhencë nga autoritetet në Shqipëri. Përgjigjet këtu i kemi marrë shumë më shpejt se në Spanjë. Ne nuk mendojmë se ka pasur neglizhencë nga procedurat që duheshin bërë nga Shqipëria. Jemi akoma në hetim e sipër. Mjekët spanjollë vranë vëllain tim. Në spitalin e Spanjës më vranë vëllain, për këtë jam e bindur, pastaj se çfarë ndodhi me zemrën, këtë nuk e dimë. Për çfarë një mjek do e merrte zemrën e një të vdekuri? Nuk jam mjeke, nuk e di. Nuk dyshoj në shtetin shqiptar, sepse vëllain e vranë në Spanjë pa asnjë lloj arsyeje.

Ne foto: Saimir Sula 

 

Etiketa: majlinda sulaSaimir SulaZEMRA


Ju sugjerojmë

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
Aktualitet

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

13 Maj, 2025 2:14 pm
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen

13 Maj, 2025 1:56 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Tiranë/ Përplasen vëzhguesit gjatë numërimit të votave në një KZAZ, ndërhyn policia

13 Maj, 2025 1:40 pm
Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari
Aktualitet

Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari

13 Maj, 2025 1:31 pm
Para
Manastirliu: Marrin dozën e dytë 125 mjekë dhe infermierë

Manastirliu: Marrin dozën e dytë 125 mjekë dhe infermierë

Wuhan/Ekspertët e OBSH: Po mbledhim të dhëna që nuk i ka siguruar askush

Wuhan/Ekspertët e OBSH: Po mbledhim të dhëna që nuk i ka siguruar askush

Hidhet nga kati i dytë i banesës, humb jetën 26 vjeçari

Hidhet nga kati i dytë i banesës, humb jetën 26 vjeçari
















TE FUNDIT

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga...

Lexo më shumë

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
13 Maj, 2025

Një 31-vjeçar në Tiranë është marrë peng për disa orë në një makinë dhe është dhunuar. Si rezultat i veprimeve...

Lexo më shumë

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
13 Maj, 2025

Një denoncim është raportuar ditën e sotme nga partia "Mundësia". Përmes një njoftimi, thuhet se në KZAZ 40, në Shkollën...

Lexo më shumë

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
13 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se statuti i partisë për dorëheqjen e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve, do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com