Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku hyn Edi Rama, nuk hyn Vettingu

2018/07/25 at 4:14 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Ku hyn Edi Rama, nuk hyn Vettingu

Nga Desada Metaj Zellit të linçimit për prokurorët dhe gjykatësit e shkarkuar nga vetting-u i kanë munguar këto ditë lëvdatat për ata që i kaluan sitës së këtij procesi, tejet të diskutuar gjerësisht në opinion publik. Tashmë nuk përbën më lajm kryesor kush nuk e kalon vetting-un, lajm janë ata që megjithë problemet e ngjashme me kolegët e tyre, arrijnë të qëndrojnë në sistemin e drejtësisë që për momentin është i rrethuar me pikëpyetje të forta për legjitimitetin e tij.


Zërave entuziastë për shkarkimin e gjykatësve dhe prokurorëve u ka shpëtuar jetëshkrimi dhe pasuria e atyre që e tejkaluan këtë “provim” edhe pse milionat i kishin dhuratë nga prindër pensionistë, gratë me afërsi familjare me Vilma Nushin (e denoncuar disa herë nga opozita si kliente e kryeministrit dhe fituese e koncesionit të dështuar të check up-it) apo dhe më rëndë akoma, të ushtruarit të funksionit të prokurorit në regjimin komunist.

Të djathtë apo të majtë, entuziastë apo skeptikë më reformën dhe mënyrën si ajo po zbatohet, tashmë mbetet shumë pak vend për të dyshuar se vetting-u është një proces që po zbatohet me dy standarte.

Edhe për ata që nuk janë juristë, vendimet e shpërndara nga “gjykata” e vetting-ut janë në nivel nën mediokër dhe të mbushura me interpretime për pasuri të vëna në vitet kur çdo gjë në Shqipëri ka funksionuar (të paktën financiarisht) në informalitet. Por ndërsa një juristi me super eksperiencë dhe avokat i njohur si Artan Zeneli i kërkohen fatura tatimore për periudhën kur pjesa më e madhe e veprimeve kryheshin në mënyrë informale, për një tjetër gjykatës si Zaganjori “mbyllet njëri sy” për qindra metrat katrorë që ia paskan dhuruar apo për Dvoranin “falet” mospërputhja në deklarimet e ILDKP.

Më e vështirë bëhet besueshmëria e këtij procesi rivlerësimi kur politika “fut hundët” në atë që pretendohet të jetë procesi i pastrimit të sistemit të drejtësisë.

Se ç’punë ka Edi Rama me vetting-un këtë mund ta shpjegojë vetëm ndonjë mendjeprishur që e këshillon në këto ditë të errëta, ku Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë pushuar së ekzistuari dhe kur me ligje të posaçme kreu i qeverisë po grabit atë cfarë ka mbetur pa dhënë me PPP. Por siç duket në pasiguritë e fundit për të ekzekutuar një vendim që ka ngjallur reagim të gjerë qytetar, Edi Rama përpiqet që me populizmat e tij tashmë të vjetëruar, duke shfrytëzuar pakënaqësitë e qytetarëve për mënyrën si ka funksionuar sistemi i drejtësisë, por dhe dëshirën perverse të shumë të tjerëve për të linçuar prokurorë apo gjykatës që sido të ndodhë, kanë dënuar dhe kriminelë apo banda, të justifikojë aktet antiligjore që nuk ka gjykatës t’i justifikojë.

Ndoshta vetëm ata që me kujdesin e tij të veçantë mbetën pjesë e sistemit dhe që po përgatitën të ulen në karriget e Gjykatës Kushtetuese mund të paguajnë me përunjësinë që i kanë shërbyer çdo qeverie edhe padronit të radhës, që i shpëtoi nga Vetting-u.

Edi Rama mund të jetë i vetmi kryeministër në botën e qytetëruar që gëzon për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, që brohoret sa herë një prokuror apo gjykatës i lartë ikën nga sistemi thua se këta nuk janë pjellë e qeverisjes së PS-së apo presidentëve që kanë flirtuar me të, edhe gjatë opozitës së saj.

Ai që sot entuziazmohet pse një gjykatës i lartë penalizohet se ka nip dikë që ka poseduar disa gram hashash, jo më larg se dy vjet më parë kishte në grupin parlamentar më shumë se 10 kriminelë të mirëfilltë, jo përdorues por trafikantë nartkotikësh dhe qëniesh njerëzore. Ka ende mbi kurriz një ministër të Brendshëm që ka vëllanë të dënuar dhe të dyshuar për trafiqe aktuale të lëndëve narkotike. Për të mos folur për një ish ministër që po falë Edi Ramës e ka shndërruar qëndrimin jashtë burgut si mënyrën për të komunikuar me kodet e mafias me ish shefin e tij.

Këto dhe të tjera janë arsyet pse sot kryeminstri e shfaq zellin e tepërt për reformën në formën më diletante të mundshme, duke shmangur përgjegjësitë e veta personale pse kriminelët e parlamentit dhe ata jashtë tij, mbeten ende të fuqishëm në vendimmarrjen qeveritare apo në bizneset që kontrollojnë financat e vendit.

Asnjë diplomat në largim e sipër nuk i justifikon dot më veprimet arbitrare të Edi Ramës me pronën publike apo ngërçet e shkaktuara nga reforma. As akronimet e vështira për t’u kuptuar nga publiku, as KPK apo KLGJ jashtë funksionimit apo dhe ftesat e pavlera për opozitën nuk e shpëtojnë dot kryeministrin nga kriza e paralajmëruar e reformës selektive në drejtësi,apo abuzimet me fondet dhe pronën publike.

Asnjë ish prokuror i komunizmit me metodat e sigurimit të shtetit, qoftë ministër apo gjykatës nuk do mund ta shmangë rënien në humnerën e thellë të krizës që shumë shpejt do të derivojë nga Vettingu tek mekanizmat që ja errësojnë vlerën e vërtetë. Dhe që me gushtin, duket se do të kalojnë javët e fundit të një lavdie, flamurin e së cilës e valëvit me të madhe kryeministri ynë, miku i Elvis Ervin Roshit dhe shokëve të tij./ Opinion.al

Etiketa: desada meta


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Si po përfiton milionat konçensionari i “Check up-it” pa bërë asnjë punë

Si po përfiton milionat konçensionari i "Check up-it" pa bërë asnjë punë

E largoi Vettingu, Gjykata Kushtetuese shpall vend vakant pozicionin e Fatos Lulos

E largoi Vettingu, Gjykata Kushtetuese shpall vend vakant pozicionin e Fatos Lulos

Pasi u fejua papritur, Ariana Grande mbyll rrjetet sociale. Çfarë ka ndodhur?

Pasi u fejua papritur, Ariana Grande mbyll rrjetet sociale. Çfarë ka ndodhur?
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}