Aktualitet

Kthjellime, por rënie temperaturash, parashikimi i motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:22 - 10/11/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonën e ulët. Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të shtohen lehtësisht në të gjithë zonën malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim mbi 2 ballë./Opinion.al

Pas