Aktualitet

Çertifikatë vaksinimi pa kryer vaksinën,Manastirliu shkarkon mjeken:Akt kriminal


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:59 - 10/11/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,  ka shkarkuar nga detyra mjeken e qendrës shëndetësore të fshatit Gradisht të Lushnjes, Elona Naço, e cila i lëshoi çertifikatën e vaksinimit kundrejt pagesës një qytetari, pa i kryer vaksinën.

Duke e konsideruar këtë akt, një veprim kriminal, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë edhe masën e lirimit nga detyra të drejtorit të qendrës shëndetësore Gradisht, me inicialet A.Gj.

MSHMS inkurajon organet kompetente t’i shkojnë deri në fund investigimit dhe ndëshkimit të çdo akti korruptiv, që baltos punën e mijëra mjekëve dhe infermierëve, si dhe cënon shendetin publik të popullatës./Opinion.al

Pas