Aktualitet

Kthjellime dhe kalime vranësirash, si parashikohet moti për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:13 - 18/10/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe kalime vranësirash, ndërkohë që temperaturat do të vijnë në rritje.

Vlerat e larta barike do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe kalime të lehta vranësirash në një pjesë të mirë të vendit, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët, por herë pas here do të kenë kalime vranësirash të lehta. Ndërsa në zonat malore parashikohet që vranësirat të jenë më të shpeshta duke sjellë shira të papërfillshëm në ekstremin jugor-juglindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke sjell në det dallgëzim 2 ballë./Opinion.al

Pas