Bota

Kryetarja e Kongresit në SHBA kapet “mat” duke thyer rregullat e pandemisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:02 - 02/09/20 |
Al Do

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi i bëri flokët të hënën në një sallon të San Franciskos – pavarësisht rregullave lokale të koronavirusit që ndalojnë shërbimet e brendshme të kujdesit personal, njoftoi Fox News.

Pamjet e sigurisë të marra nga shitësi tregojnë Pelosin duke shëtitur nëpër sallon.

Ajo mund të shihet e veshur me një robdeshan të zi me flokët e lagura por pa maskë në fytyrë.

Sallonet e flokëve dhe dyqanet e berberëve në San Francisko janë mbyllur që nga marsi dhe zyrtarët të hënën dhanë OK për të rihapur, por vetëm për shërbim në natyrë.

Pronarja e sallonit Erica Kious e quajti vizitën e kreut të kongresit “një shuplakë në fytyrë”.

“Ishte një shuplakë në fytyrë që ajo hyri brenda, ju e dini, që ajo ndjen se ajo thjesht mund të shkojë dhe të bëjë gjërat e saj ndërsa askush tjetër nuk mund të hyjë brenda, dhe unë nuk mund të punoj,” i tha Kious Fox-it.

“Ne supozohet të marrim shembull nga kjo grua, apo jo?” Shtoi Kious. “Është thjesht shqetësuese.”

Në një deklaratë për The Post, zëdhënësi i Pelosit, Drew Hammill këmbënguli se ajo kishte ndjekur rregullat.

“Ky biznes i ofroi që kryetares të vinte të hënën dhe i tha asaj se ishin të lejuar nga qyteti të kishin vetëm një klient brenda në biznes,” tha ai. “Kryetarja u pajtua me rregullat e paraqitura asaj nga ky institucion.”

“Pelosi gjithmonë mban një maskë dhe respekton kërkesat lokale të COVID,” shtoi Hammill.

Është e paqartë nëse salloni në të vërtetë kishte një rregull të tillë nga qyteti. Kious nuk ktheu menjëherë përgjigje në një telefonatë nga The Post./  Opinion.al

Pas