Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryetarët

2016/05/22 at 1:27 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A

Nga Edmond Tupja 


Për cilët kryetarë e kam fjalën? Ha, ha, ha! Për të gjithë, por sidomos për të sotmit dhe, veçanërisht për të nesërmit, pa dallim ideje, feje, krahine, gjinie apo orientimi seksual, pavarësisht se çfarë drejtojnë a do të drejtojnë: shtet, kuvend, parti, qeveri, bashki të madhe apo minibashki, prokurori, gjykatë, OJF, federatë sportive, institucion laik apo fetar etj., etj.

Më duhet të pranoj, me sinqeritetin më të kulluar, se gjithmonë më ka mahnitur fjala “kryetar”. Pse kështu? Sepse ajo fillon me “krye”, pra, ka kokë, dhe mbaron me dy shkronja të praruara, “ar”, d.m.th. flori.

Rrjedhimisht, dhe për pasojë të pashmangshme, i bie që çdo kryetar i denjë për këtë emër, qoftë ai i zgjedhur apo i emëruar, të jetë një njeri që kokën e ka të mbushur me mendime të arta fort të dobishme për ata që ka nën vete, duke sakrifikuar për këta gjithçka, nën shembullin e ndritur të rilindësve tanë, të cilët, për pavarësinë e atdheut, sakrifikuan jo vetëm pasurinë, por jo rrallë herë edhe jetën, duke merituar plotësisht emrin “atdhetar”.

Mirëpo, përvoja jo vetëm te ne, por edhe në shkallë botërore, dëshmon, sidomos kur bëhet fjalë për pushtet, se ndodh jo rrallëherë, mjerisht, që ky, pra pushteti, t’i dehë kryetarët, të veprojë në vetëdijen e pavetëdijen e tyre si një drogë fort e rrezikshme, përdorimi i shfrenuar i së cilës sjellë pasoja të mynxyrshme për ata që varen nga kryetarët, pavarësisht se çfarë strukture drejton ata, që nga shteti deri te hallka më e thjeshtë administrative.

Në këtë drejtim, një nga mallkimet që shkodranët i bëjnë edhe sot e kësaj dite dikujt që ua bën borxh apo ua nxin jetën, është “Të hyftë vetja në qejf!”, ashtu siç u hyri pa asnjë përjashtim perandorëve, monarkëve, autokratëve e diktatorëve të të gjitha kohëve, vendeve e ngjyrave, përfshirë edhe tonin me emrin Enver Hoxha, të cilët shkatërruan atdheun për të vënë pasuri përrallore.

Gjithsesi, një mësim mjaft të vyer duhet të nxjerrin kryetarët tanë të të gjitha llojeve të përmendura më lart, të sotëm e të ardhshëm, nga leximi dhe rileximi detyrimisht i përditshëm i njërës prej fabulave më domethënëse të frëngut La Fonten, me titullin “Bretkosa që do të trashet sa një ka”.

Çajupi, shqipëruesi i kësaj fabule na tregon se “Bretkosa sa një ve / Pa një ka sa një deve / Dhe nakari nuk e la, / Desh të trashet sa një ka… / Duke ngrën’ e duke pirë / Që të fryhet sa më mirë…” Dhe, tek fryhej kësisoj, ajo pyeste pareshtur shoqet e veta nëse ia kishte arritur qëllimit, por këto i thoshin pareshtur jo.

Dhe Çajupi përfundon: “Bretkosa, nga marasi, / U fry, u fry gjersa plasi. / Shumë njerz ndë këtë botë / Thonë se janë të zotë / Si bretkosa na mendojnë, / Mburren por keq e pësojnë. Së fundi, unë që tërë jetën time profesionale ua kam kushtuar fjalëve, e di që, kur zemërohen ose shohin ndonjë padrejtësi, ato janë të gatshme të hakmerren si, për shembull, në rastin e një komshiut tim që vazhdimisht i premtonte së bijës tre-katërvjeçare se do t’i blinte një top me lule, por që nuk e mbante fjalën.

Atëherë, një ditë kur atyre u kishin ardhur ca miq për vizitë, pyetjes së njërit prej këtyre se çfarë do t’i blinte babi për ditëlindje, vogëlushja, në vend të thoshte “Një top me lule”, tha “Një lop’ me tule”, sepse, pa dijeni e saj, dy nga fjalët e përgjigjes së saj kishin këmbyer germën “t” me germën “l”.

Prandaj po u dal borxhit gjithë llojeve të kryetarëve tanë, sidomos atyre që po e drobitin Shqipërinë për t’u pasuruar vetë, duke i paralajmëruar se pikërisht fjalës “kryetar”, që thuhet për një drejtues, lider apo udhëheqës qoftë karizmatik ose jo, mund t’i ndodhë ndonjë e papritur meqenëse shkronjat e alfabetit tonë kanë aq shumë lidhje e solidaritet me njëra-tjetrën saqë, po të shohin e të binden se personi që mban emrin “kryetar” nuk e meriton më atë, mund t’i luajnë ndonjë rreng fonetikor këtij emri duke ia zëvendësuar shkronjën “t” me ndonjë shkronjë tjetër.

Alkimi karakteristike kjo, madje 24 karat, apo jo, i dashur lexues mendjehollë i kësaj rubrike të përjavshme?/Burimi: Panorama

 



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Pse qau Guardiola?

Pse qau Guardiola?

Shqiptarët, kundra mësimit fetar në shkolla?

Shqiptarët, kundra mësimit fetar në shkolla?

Alibeaj: 10 ditë nga arratisja e Balilit na kujtojnë tradhtinë e Tahirit

Alibeaj: 10 ditë nga arratisja e Balilit na kujtojnë tradhtinë e Tahirit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer

Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer
15 Maj, 2025

Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Presidencë, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Keir Starmer dhe delegacioni...

Lexo më shumë

PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia nuk i jep lejen

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Maj, 2025

Partisë Demokratike i është kundërshtuar kërkesa e saj për të zhvilluar protestën e thirrur në datën 16 Maj, ditën që...

Lexo më shumë

I dehur në timon përplas një motomjet/ Arrestohet 58-vjeçari, lëndohen dy persona

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
15 Maj, 2025

Një aksident ka ndodhur në Belsh, ku një 58-vjeçar në gjendje të dehur ka përplasur me makinë një motomjet. Si...

Lexo më shumë

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
15 Maj, 2025

Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com