Drejtuesi i zyrës së komunikimit në Kryeministri ka reguar ndaj kreut të PD-së Basha lidhur me kontratën për sigurimin e vaksinës nga Shqipëria.
Përmes një publikimi në rrjetin Tuiter, Endri Fuga i thotë Bashës të mos bëjë politikë me shëndetin, ndërsa shprehet se vendet e rajonit nuk kanë siguruar ende vaksinën.
“Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë”, shprehet Fuga.
Më herët kreu i PD Basha e cilësoi të vonuar sigurimin e një kontrate prej 500 mijë dozash të vaksinës Pfizer, ndërsa tha se Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë nisur vaksinimin.