Dy shpërthime të fuqishme terroriste dhe disa të shtëna me armë kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të marte Turqinë, e pikërisht zemrën e Stambollit aeroportin ‘Ataturk’ duke lënë të vdekur rreth 10 persona e të paktën 40 të plagosur.
Është bërë me dije se vetëm pesë minuta më vonë pas shpërthimit në aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit ka mbërritur edhe kryeminsitri Rama i shoqëruar nga ministri Ahmetaj dhe deputeti Bashkim Fino.
Mësohet se avioni i delegacionit shqiptar në Stamboll ka mbërritur pa probleme.