Rajoni

Kryeministri grek merr dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:50 - 12/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka marrë ditën e sotm dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat vendase teksa kyreministri është vaskinuar në qendrën e vaksinimit masiv Prometheas, në veri të Maroussi.

“Do t’i kërkoja të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë, si për dozën e tretë, por në veçanti për ata që nuk janë vaksinuar ende. Sepse tanimë të dhënat janë të qarta dhe përtej çdo dyshimi sa i përket efektivitetit dhe sigurisë së vaksinës”, tha ai pasi u largua nga qendra.

Në Greqi, të gjithë ata që po marrin një dozë të tretë të vaksinës po bëjnë Pfizer-BioNTech, pa marrë parasysh se çfarë vaksine kanë marrë më parë.

Misotakis e mori dozën e parë të Pfizer-BioNTech në më 27 Dhjetor të 2020-s dhe të dytën më 18 Janar./Opinion.al

Pas