Aktualitet

Kokaina në Durrës, e fshehur në kapakët e motorëve frigoriferikë të konteinerëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:59 - 12/10/21 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbardhur nga sasia e kokainës të kapur sot në Portin e Durrësit.

Është bërë me dije se  kokaina sërish është gjendur në konteinerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Nga raportimeve kjo është e pesta herë që nga muaji korrik i këtij viti, që autoritetet policore kapin sasi kokaine të ardhura nga Ekuadori, pikërisht nga konteinerët e kësaj kompanie.

Sipas News24 trafikantët e kishin fshehur lëndën narkotike në kapakët e motorëve frigoriferikë të konteinerëve me banane.

Mësohet gjithashtu se konteinerët kishin mbërritur pak ditë më parë në Portin e Durrësit./Opinion.al

Pas