-U tha në Opinion

Kryemadhi: Qytetarët i seleksionojnë mbetjet, por depozitohen në të njëjtin vend



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:25 - 19/01/23 |
Opi Nion

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi thotë se inceneratori i Tiranës nuk po kryen asnjë funksion për trajtimin e mbetjeve.

Në emisionin “Opinion”, Kryemadhi publikoi pamje ku shihej se kamioni që merr mbetjet në kryeqytet edhe pse qytetarët i seleksionojnë mbetjet, i depozitonte në të njëjtin vend me mbetjet e tjera.

Monika Kryemadhi: Peshohet, normalisht duhet të hyjë në kapanon.

Blendi Fevziu:  As ky nuk hyri në kapanon?!

Monika Kryemadhi: Po sigurisht që as ky. Edhe pse njerëzit i kanë diferencuar mbetjet.

Blendi Fevziu:  Po por përderisa i kanë diferencuar njerëzit, ku shkojnë?

Monika Kryemadhi: Kot i diferencojnë njerëzit. Te gropa e vjetër, venddepozitimi i vjetër i Sharrës.

Blendi Fevziu:  Pra pavarësisht se njerëzit i kanë ndarë letrat më vete, mbetjet më vete, ai i bashkon të gjitha bashkë.

Monika Kryemadhi: I bashkon përsëri.

Blendi Fevziu:  Po mbase i ndan mbrapa. I ndan atje te gropa.

Monika Kryemadhi: I ndan me dhe sipër?! Nuk ndahen Fevzi. Mbasi varroset diçka nuk mund ta zhvarrosësh, këtë mund ta zhvarrosë vetëm Prokuroria.

Pas